“Rana e Hedhur”, perla e Shëngjinit me plazhe të pastra dhe shëruese

Turizmi mbetet prioritet për Bashkinë e Lezhës dhe këtë verë bregdeti është çdo ditë e më i pastër.

Drejtoria e shërbimeve publike të Lezhës po vijon çdo ditë punën për pastrimin e plazhit publik te Rana e Hedhur.

Rana e Hedhur ndodhet fare pranë qytetit të Shëngjinit në veriperëndim të portit detar.

Vendasit e quajnë kështu sepse rrymat detare dhe era e kanë grumbulluar rërën në këtë gji të vogël detar në formë xhepi.

E veçanta është se ky grumbull rëre është i pastër dhe i veçuar nga plazhi i madh dhe është një plazh shkëmbor.

Ky plazh i vogël ka një shtrirje rreth 500 m i gjatë dhe rreth 100 m i gjerë.

Është një plazh me vlera kurative për shkak të pastërtisë së rërës dhe ambientit. Pushues të shumtë vendas dhe të huaj preferojnë të pushojnë aty.

Rruga që të çon drejt rërës së hedhur është një rrugë e kalueshme fal edhe bizneseve që kanë aktivitetin e tyre në këtë zonë./ata

Fotografi italian bën fotografi artistike me mbeturinat e detit shqiptar te Rana e Hedhun (FOTO)

Fotografi italian Tiziano Cristofori, i cili kishte ardhur për të kaluar disa ditë si turist në Shqipëri, nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të bërë disa shkrepje.

Cristofori-t duket se i ka bërë shumë përshtypje “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, të cilin e ka kapur nga një këndvështrim mjaft interesant.

Por edhe më mbresëlënëse duket aftësia e fotografit italian për të shndërruar edhe të metat e Shqipërisë në një art të bukur dhe plot pozitivitet.

Në fakt, gjatë ndalesës së tij te Rana e Hedhun në Shëngjin, fotografi italian ka mbledhur çka mundur nga mbetjet plastike dhe jo vetëm që nxjerr në breg deti ynë, i “furnizuar” më së keqi nga çfarë vazhdojmë të hedhim fatkeqësisht prej shumë vitesh në lumenj, duke realizuar një kolazh shumëngjyrësh, të përmbledhur në një fotografi mjaft tërheqëse. s.k./ KultPlus.com