Aktorja dhe aktori më i mirë në Oscars, Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e Judy Garland në “Judy”,  kurse Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Joker”.

Rolet e të dyve kanë qenë nën llupën e kritikëve për të qenë edhe fitues në këtë akademi prestigjioze, shkruan KultPlus.

Mirëpo, filmi “Joker” ishte filmi shumë më i përfolur se sa “Judy” dhe çmimi për Renee Zellëeger është shumë më domethënës për aktoren, kur kemi parasysh vëmendjen e medieve të filmi “Joker” e jo te “Judy”./KultPlus.com

Renee Zellweger triumfon në BIFA

Sezoni i çmimeve për Renee Zellweger e ka një fillim të shkëlqyeshëm pasi që ajo e fitoi çmimin e Best Actress në British Independent Film Awards (BIFA).

Ylli e fitoi çmimin për rolin e saj kryesor në biopikun për Judy Garland, “Judy”, por ajo nuk ishte e pranishme në show, ndërsa trofeu u pranua në emër të saj nga producenti i filmit, David Livingstone.

Në prapaskenë në ngjarjen në Londër, David tha për WENN se Renee e kishte humbur ceremoninë për t’u kujdesur për qenin e saj të sëmurë Chester në shtëpi në Los Angeles.

Kjo ishte gjithashtu një mbrëmje e mirë për filmin sirian të luftës civile “For Sama”, i cili u shpall Best British Independet Film dhe Best Documentary, dhe e fitoi çmimin Best Director për Waad Al-Kateab dhe Edward Watts.

Image

The “Personal History of David Copperfield” ishte fituesi kryesor i mbrëmjes, duke i fituar pesë çmime në total, duke përfshirë Best Screenplay për Armando Iannucci dhe Simon Blackwell, dhe Best Supporting Actor për Hugh Laurie, shkruan KOHA Ditore.

Ndërkohë, Kristin Scott Thomas u prezantua me çmimin Richard Harris 2019 për Outstanding Contribution by an Actor to British Film. / KultPlus.com