101 vite nga botimi i numrit të parë të revistës “Morning Star” nga Parashqevi Qiriazi

Më 15 janar 1917, në Boston të Shteteve të Bashkuara, një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, Parashqevi Qiriazi, botoi numrin e parë të revistës politike dhe kulturore “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).

Revista zbuloi historinë dhe kulturën e lashtë të popullit shqiptar, problemet kombëtare, dhe ekspozoi politikën shoviniste të vendeve fqinje./ KultPlus.com