Skena që nuk ishte në skenar, por bëri histori në Pretty Woman

Një nga skenat më ikonike dhe të dashura të filmit të njohur Pretty Woman ajo ku Richard Gere i tregon Julia Roberts një gjerdan të çmuar fsheh një moment magjik që nuk ishte parashikuar në skenar.

Gjatë xhirimeve, në momentin kur Julia Roberts u përpoq të prekte gjerdanin e vendosur në një kuti elegante, Richard Gere mbylli kutinë papritur si shaka. Kjo veprim i papritur nxiti një të qeshur të sinqertë dhe të çastit nga Julia, që nuk ishte aspak pjesë e skenarit.

Regjisori Garry Marshall, duke parë skenën në monitor, kuptoi menjëherë se kishte kapur një moment të veçantë dhe vendosi ta lërë ashtu në film.

Sot, ajo e qeshur spontane dhe e ëmbël është bërë një nga simbolët më të dashur të filmit, një dëshmi e magjisë së kinemasë ku momentet më autentike dhe të papritura arrijnë të prekin zemrat më shumë se çdo dialog i shkruar.

Ky detaj i vogël, si një kuti që mbyllet papritur dhe një e qeshur që mbetet e gjallë, është pjesë e asaj që bën Pretty Woman një përrallë të përjetshme, plot mirësi njerëzore dhe emocione autentike./KultPlus.com

Richard Gere: Për suksesin tim është meritore fuqia më e madhe në univers, diçka shumë më e rëndësishme se paraja dhe fama

Aktori i Hollywoodit, Richard Gere, në një forum ka thënë që sekreti i tij i suksesit nuk janë egoizmi, nevoja për famë dhe para, por diçka shumë më tepër dhe shpirtërore sublime

“Nëse karriera juaj është e orientuar në atë që të bëheni perfekt, të bëheni ikonë – të jeni të bindur që nuk do të keni sukses. Për të arritur sukses të madh, nuk është me rëndësi të bësh gjërat vetëm për vete, por edhe për Universin”.

“Mirësjellja dhe dashamirësia janë stimuluesit kryesorë të suksesit. Në raport me mirësinë, paraja dhe fuqia janë gjëra të imëta. Mirësia dhe dashuria janë forca më të fuqishme në Univers”, transmeton KultPlus.

Aktori ka shtuar:

“Mendoj që të gjithë duhet, në rend të parë, të mësojmë kush vërtet jemi. Çfarë është Universi ynë dhe si jemi të ndërlidhur me gjithçka në botë“.

Richard Gere tashmë me vite të tëra është pasues i budizmit, ndërkaq mentor i tij Dalai Lama të cilin e ka njohur në një udhëtim në Nepal.

Ka themeluar fondacionin “Gere”, funksioni i të cilit është ruajtja e kulturës tibetiane dhe ndihma në ndërtimin e tempujve budistë në jug të Indisë. / KultPlus.com

Richard Gere bashkohet me bordet e migrantëve të bllokuar në Mesdhe

Akotri Richard Gere u bashkua me një anije humanitare në brigjet e Mesdheut pasi ekuipazi i saj vazhdonte të priste për një port të sigurt për të pranuar migrantët që shpëtuan.

Anija spanjolle, Open Arms, kishte ngecur në ishullin jugor të Italisë, Lampedusa, për tetë ditë sepse asnjë vend evropian nuk ka ofruar të marrë 121 migrantët në bord, transmeton Koha.net.

Gere, 69 vjeç, raportohet të ketë hipur në anije rreth 31 milje larg ishullit.

Aktori amerikan ndihmoji në sjelljen e ushqimit dhe furnizimeve në varkë dhe kërkoi mbështetje për anijen, ku në mesin e pasagjerëve janë edhe binjakët nëntë muajsh nga Etiopia.

“Të gjithë po ja dalin mirë tani”, tha Gere në një video të publikuar nga Open Arms, transmeton Sky News.

“Kishte dy varka në mes të oqeanit. Njëra prej anijeve u kthye mbrapa dhe u mor nga marina Libiane. Ne nuk e dimë se çfarë iu ndodhi atyre”.

Në fotografit e postuara online, Gere mund të shihet duke ndarë ushqimin me migrantët gjithashtu duke folur me një njeri i cili mbante një fëmijë të vogël. / Koha.net / KultPlus.com