Vdes shkencëtari shqiptar Rifat Gjota

Ka vdekur shkencëtari dhe pedagogu i njohur shqiptar, Rifat Gjota.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët, të cilët thanë se Gjota vdiq pas një sulmi në tru.

Ata gjithashtu bënë të ditur se Rifat Gjota vdiq sot rreth orës 13:00 në Prishtinë.

Rifat Gjota është zbulues shqiptar, shkencëtar dhe pedagog, i lindur me 5 maj të vitit 1939 në Pejë, përcjell Klankosova.tv.

Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Zbulimet e veta i regjistroj në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor ëith improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”, pra në bazë të emrit të tij./ KultPlus.com

Ku flet fakti, nuk flet Rifati

Përgatitur nga: Emrush T.Shkodra

Në një simpozium shkencor rajonal që ishte organizuar në Zagreb të Kroacisë me 1987 në rastin e 130 vjetorit të Tesllës ishte ftuar edhe profesor Rifat Gjota. Shkencëtari dhe inxhinieri nga Kosova ishte fituar të shpaloste projektin e tij mbi “motorët komplementarë” në mesin e shumë shkencëtarëve botërore dhe rajonal që prisnin ti shpalosnin projektet e tyre inovative.

Puna disa vjeçare e Gjotës dhe zbulimi që kishte të bënte me motorët komplementarë që ishte bëre pjese e debateve ndër shkencëtare nëpër botë, tashmë ishte gati dhe priste ta shpaloste para botës projektin e tij të përfunduar.

Kur kishte marrë fjalën në simpozium, ai ishte prezantuar si inovator dhe profesor Gjota.

Profesor Gjota, a mund të na sqaroni çfarë janë motorët komplementarë?

Frekuencat e larta që kanë qenë të mirëseardhura dhe aplikohen për shkrirjen e metaleve (nxehja induktive dhe saldimi induktiv) janë të dëmshme në makinat elektrike të cilat kam arritur t’i reduktoj. Me vështrimin specifik hapsinoro-kohor kam ardhur në përfundim se mund të realizohen edhe në praktikë makinat komplementare.

Motorët komplementarë (plotësues), për dallim nga motorët e Tesllës, kanë temperaturë 10 ËC më të ulët, kurse intensiteti i rrymës për lëshimin e tyre bie nga 13A në 1.7A. Nga ana tjetër motori është më përmasa më të vogla, zvogëlohen dridhjet, nuk ka zhurmë dhe vibrime.

Faktikisht, gjeneratori komplementar përfaqësohet nga dy motorë të përgjysmuar për t’u harmonizuar gjatë punës mes vete dhe për ketë shkak ngarkimi i motorit është më i vogël, përfundoi pjesën e parë të prezantimit profesor Gjota.

Si zakonisht xhelozia e madhe ballkanase e shprehur në pikat më të larta, nuk kishte si të mos paraqitej edhe në këtë simpozium të mbledhur më shkencëtarë nga mbarë bota.

Shkencëtari serb R.Petroviç filloi replikën në formën dyshuese duke i thënë të pranishmeve në tryezë, e duke u munduar me injoruar Gjotën: “Teslla vërtetoi sistemin që nuk lejon hapësirë, kurse këtu na prezantohen të gjeturat duke shtuar se kanë vërejtur mundësi të korrigjimeve të atij sistemi, a ka logjikë kjo”, shtoi serbi?

Profesor Gjota i ktheu replikën:

Ju nuk keni mundur të paramendoni aplikimin e numrave imagjinar për të formuar në fakt një makinë ideale trefish komplekse, rezultat i të cilës është makina komplementare. Shkencëtari kurrë asgjë nuk vërteton, por ai vetëm tenton t’i konstatojë faktet. Ligjin e Gjorgj Simonit, të dhënë më 1827, shkenca e pranoi vetëm pas 10 vitesh.

Gjota atij i kujtoi edhe një thënie të një shqiptari të madh.
Bazuar mbi këtë Konica thotë, shtoi Gjota: “Njeriu që thotë të vërteten e kohës së vet e thotë për të gjitha kohët”.

Përmbledhja e seminareve të profesor Gjotës ishte dhënë në Revistës “ERA rinore” në numrin e saj të 8 në vitin 1997.

Revista e ERA rinore në përbërjen e saj kishte intelektual dhe gazetarë shumë të guximshëm, që në kushte të vështira përgjatë okupimit serb arrinin të nxirrnin Revistën ERA për lexuesit e shumtë në Kosovë dhe po ashtu në Diasporë. Duke u bërë kështu pjesë e çlirimit të Kosovës përmes gazetarisë së guximshme e informuese për qytetarët e Kosovës me ngjarjet aktuale gjatë okupimit, më theks të veçantë për të rinjtë.

Revista ERA kishte në fokus rininë që mundohej të ofronte diçka për të ndal eksodin masiv të ikjes që mbretëronte përgjatë viteve 93, 94, 95, 96, 97. Ishin të paketa revista që dilnin në treg gjatë asaj kohe.

Anëtarët e saj ishin: Ardianë Pajaziti, Diturie Hoxha, Emrush T.Shkodra, Xhelil Haziri, Haqif Sermaxhaj, Nefail Haziri, Aziz Krasniqi./ KultPlus.com

Rifat Gjota, shkencëtar i përjetshëm!

Nga: Emrush Shkodra

Në një simpozium ndërkombëtar që po mbahej në Japoni në vitin 1991 shkencëtari dhe profesori universitar shqiptar Prof. Dr. Rifat Gjota po shpaloste punën e tij disavjeçare mbi zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë̈ elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë̈ e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Japanët, amerikanët, francezet, kinezët, rusët, gjermanët, zviceranët, indianët, e shumë të pranishëm aty, ishin mbet të mahnitur dhe gojëhapur gjatë prezantimit sa bënte Profesor Gjota.

Hiqnin syzat nga sytë, i vënin sërish duke u munduar të shihnin më mirë projektin, dhe mos po i gjenin ndonjë gabim për t’ju kundërvënë!

Pasi nuk arritën të shohin asgjë profesionalisht të gabueshme, dhe gjithçka ishte një zbulim perfekt, drejtuesit e simpoziumit i drejtohen Profesor Gjotës:

“Profesor Gjota, çfarë të bëjmë në me tërë këtë̈ makineri, industri, e investime bilionëshe që i kemi bërë deri më tani në sistemin energjetik”?

Profesori i shikojë po thuajse një nga një, dhe u ngrit në këmbë dhe ju dha një përgjigje epike!

“Ju tha e keni paqësorin (oqeanin) shumë afër, ju mund ti hidhni të gjitha një nga një aty, sepse sistemet e reja s’ka gjë që i ndal”.

Prandaj për gjithçka edhe sot duhet të vlen ky parim, nëse diçka nuk ka shkuar ose nuk  shkon si duhet, atëherë duhet me kërkua një qoshe të paqësorit”.

E ardhmja do t’i takojë rinisë, dhe inovacioneve teknologjike! /KultPlus.com

Profesor Gjota thoshte: Asnjëherë mos i vërë pikë gjërave shkencore, parimore dhe politike



Se gjithmonë do të del dikush që do të fshinë pikën, dhe do të verë presjen.
Marrke si shembull shpikësin Tomas Edisonin, kur përmendej emri i tij vihej pikë.
Pas tij erdhi inxhinieri Nikolla Teslla, u hoq pika pas Edisonit, u vë presje, Tesla (pikë)
Më pas erdhi zbuluesi shqiptar Rifat Gjota, u hoq pika pas Teslës dhe u vë presja.

Tomas Edison, Nikola Tesla, Rifat Gjota. (pikë)

Ky parim do të vazhdon, askush nuk do të mund ti vë pikë gjërave.
Pikë nuk i është verë as jetës, ka mbetur diçka të imagjinohej edhe përtej saj.

….vazhdon, presje! / Nga Emrush Shkodra / KultPlus.com