Dua Lipa publikon versionin RMX të ‘Future Nostalgia’ (VIDEO)

Pas shumë paralajmërimeve, Dua Lipa më në fund ka publikuar versionin RMX të albumit të saj të dytë, ‘Future Nostalgia’, shkruan KultPlus.

Albumi do të përmbajë versione rmx-e të këngëve të saj, tashmë të njohura për publikun, përfshirë këtë edhe bashkëpunimin e saj me Madonnan, Missy Elliot e Gwen Stefani.

Lajmin për publikimin e këtij versioni e ka bërë të ditur vetë Dua, përmes postimeve në rrjetet e saj sociale, ku ka falenderuar ata që e bënë këtë projekt të mundur. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/DuaLipa/videos/642990179948086/