‘Nisem sapo bëhet natë, për te vend i ëndrrave, larg’

Më poshtë KultPlus ua sjell poezinë ‘Vendi i ëndrrave’ nga Robert Louis Stevenson.

Ha mëngjezin dhe gjithë ditën
Brenda në shtëpi rri, me miqtë:
Por nisem, sapo bëhet natë
Për te vend i ëndrrave, larg.

Dhe vetëm fare, fillikat,
S’më rrëfen kush, poshtë, a lart,
Vetëm ndër përrej të furishëm,
A shkrepa malesh të magjishëm.

Ç’më pret andej, asgjë nuk di,
Çfarë do të shoh, ç’do ha, ç’do pi,
Sa herë gjaku do t’më ngrijë,
Në atë vend, gjersa të gdhijë.

Dhe të mundohem sa të dua,
S’shkoj dot andej pasi jam zgjuar,
S’më vjen ndër mend asnjë nga këngët
Që më mrekullonin në ëndërr.

Përktheu: Maksim Rakipaj / KultPlus.com

“Nuk ekziston gjë tjetër përveç dashurisë së Zotit: ecim mbi të, jetojmë dhe vdesim brenda saj”

Robert Louis Balfour Stevenson ishte shkrimtar, novelist, poet, skenarist skocez që ka shkruar mjaft vepra, që u bënë të njohura.

Po ashtu veprat e tij ishin shumë të lexuara në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë e Francë kurse shumë prej tyre u përkthyen në gjuhë të ndryshme.

Sot, KultPlus sjell disa nga thëniet e tij të famshme, në datën e lindjes së tij, ai lindi më 13 nëntor të vitit 1850.

“Nuk kërkoj as pasuri, as shpresë, as dashuri, as ndonjë mik që të më kuptojë. Gjithë çfarë kërkoj është qielli sipër meje dhe një rrugë nën këmbët e mia.”

“Tundimi për të bërë atë që është e ndaluar, thjesht pse është e ndaluar, përbën një ndër tundimet më të mëdha që mund të ekzistojnë.”

“Frikën mbaje vetëm për vete, por guximin ndaje me të tjerët.”

“Nuk ka vende të huaja. I huaj është vetëm udhëtari.”

“Nuk ekziston gjë tjetër përveç dashurisë së Zotit: ecim mbi të, e thithim si frymë, jetojmë dhe vdesim brenda saj. / KultPlus.com

Vendi i ëndrrave

Sot shënohen gjithsej 172 vite nga lindja e novelistit, eseistit, poetit dhe shkrimtarit skocez, Robert Louis Stevenson, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ua sjell poezinë ‘Vendi i ëndrrave’ nga Robert Louis Stevenson.

Ha mëngjezin dhe gjithë ditën
Brenda në shtëpi rri, me miqtë:
Por nisem, sapo bëhet natë
Për te vend i ëndrrave, larg.

Dhe vetëm fare, fillikat,
S’më rrëfen kush, poshtë, a lart,
Vetëm ndër përrej të furishëm,
A shkrepa malesh të magjishëm.

Ç’më pret andej, asgjë nuk di,
Çfarë do të shoh, ç’do ha, ç’do pi,
Sa herë gjaku do t’më ngrijë,
Në atë vend, gjersa të gdhijë.

Dhe të mundohem sa të dua,
S’shkoj dot andej pasi jam zgjuar,
S’më vjen ndër mend asnjë nga këngët
Që më mrekullonin në ëndërr.

Përktheu: Maksim Rakipaj / KultPlus.com