“Humus” rikthehen me këngën “Ëndërroj” (VIDEO)

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, rok grupi shqiptar “Humus” kanë vendosur të ritakohen me dëgjuesit e tyre, nëpërmjet këngës të sapolansuar “Ëndërroj”, shkruan KultPlus.

Kënga e cila nis nën tingujt që dalin nga kitarat elektronike dhe bateritë kombinohen me një lehtësi melodie që shfaqet sapo të filloj performancën e tij në mikrofon vokalisti i grupit Adnan Dragaj.

“Ëndërroj” e cila është pjesë e albumit të tyre i cili do të lansohet në vitin 2021, sjell një ndjenjë të mallëngjyeshme dhe të veçantë te publiku, po sikur rikthimi i “Humus”.

Për grupin “Humus”, kënga “Ëndërroj” është një këngë e cila adreson rëndësinë e qëndrimit besnik ndaj ëndrrave në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë dhe betejat me të cilat të gjithë përballen në jetë.

Kënga refreni i së cilës thotë “E vetmja gjë që më mban në jetë, ëndërroj” është regjistruar me xhirime në Prishtinë, prodhuar nga “Turma Ideas”.

Bandi “Humus” i përbërë nga nga Adnan Dragaj – vokal, Blerim Azizi – bas kitarë, Nderim Ramadani, kitarë, dhe Pat Neziri – bateri,  deri më tani ka publikuar dy albume, Dyfishohem (2003) dhe Intermezzo-in (2005) dhe poashtu 2 single./KultPlus.com