Akademia Franceze e Filmit përjashton Roman Polanskin

Akademia Franceze E Filmit, Cesar, përjashtoi Roman Polanski, 87 vjeç, si reagim ndaj një mosmarrëveshjeje prej një muaji me regjisorin Fanko-Polak.

Në të njëjtën kohë, anëtarëve të tjerë sipas detyrës zyrtare iu kërkua të largoheshin nga Akademia.

18 persona u përjashtuan nga akademia, përfshirë Costa-Gavras, drejtor i “Amen”, Regis Wargnier, i cili drejtoi “Indochine” dhe Thomas Langmann, producent i “The Artist”.

Polanski dhe drejtorët e tjerë kishin marrë statusin e nderit për shkak të çmimeve të tyre, por për shkak të akuzave për përdhunim, kundër Polanski, thirrjet për dëbimin e tij janë rritur më shumë në muajt e fundit.

Akademia njoftoi në faqen e saj të internetit se ”menaxhimi i Akademisë është i drejtë dhe demokratik, me asamblenë e përgjithshme të përbërë nga 164 anëtarë të zgjedhur: 82 burra dhe 82 gra”.

Në këtë mënyrë, u shfuqizua statusi i personaliteteve që hynë në Komitetin Ekzekutiv vetëm për karrierën e tyre.

Akademia zgjidhet nga më shumë se 4 000 regjisorë./ KultPlus.com

Roman Polanski fiton çmim në “French Oscars”, shpërthejnë protestat

Roman Polanski ka fituar çmimin e drejtorit më të mirë në France Oscars për filmin e tij “An Officer and a Spy”.

Por, me këtë s’janë pajtuar shumë aktore që protestuan kundër tij, pasi Polanski akuzohet për përdhunim.

Polanski nuk mori pjesë në çmimet e Cesar të vitit 2020 në Paris, por të qenit i nderuar shkaktoi protesta brenda dhe jashtë sallës së koncerteve të Salle Pleyel.

Në mesin e atyre që u larguan nga vendi i ngjarjes pasi u shpall çmimi i tij ishte edhe aktorja Adele Haenel, e cila vitin e kaluar akuzoi një tjetër drejtor për ngacmim seksual që filloi kur ajo ishte 12 vjeç dhe për sulm seksual kur ishte 15 vjeç. Klan Kosova / KultPlus.com

Aktori Bill Cosby, regjisori Roman Polanski përjashtohen nga Akademia e Çmimeve Oskar

Akademia e Çmimeve prestigjioze Oskar njoftoi dje se do të përjashtojë yllin e televizionit Bill Cosby, i shpallur fajtor për abuzim seksual, dhe regjisorin e famshëm Roman Polanksi, i cili pranoi marrëdhënien e paligjshme seksuale me një minorene 13 vjeçe, dyzet vite më parë.

”Këshilli i drejtuesve të Akademisë së Arteve dhe Kinemasë u mblodhën të martën dhe votuan përjashtimin e aktorit Bill Cosby dhe regjisorit Roman Polanski nga radhët e tyre, në përputhje me normat e etikës”, bëhet e ditur në një deklaratë të Akademisë.

Këshilli vijon të promovojë normat e etikës, duke iu drejtuar anëtarëve të tij për sjellje në përputhje me vlerat e dinjitetit njerëzor.

Ish-ylli i televizionit amerikan, Bill Cosby u shpall fajtor të enjten e kaluar për abuzim seksual në vitin 2004 me një ish-basketbolliste, Andrea Constand.

Ai rrezikon deri në 30 vite burg. Dhjetëra gra të tjera e kanë akuzuar për keqtrajtim për ngjarje që datojnë shpesh, rreth 30 vjet më parë.