Era Istrefi takohet me Ronaldinhon (FOTO)

Para pak ditësh u dha lajmi se këngëtarja kosovare Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Kësisoj, pas këtij lajmi Era, ka publikuar edhe një fotografi me futbollistin e njohur Ronaldinho, shkruan KultPlus.

Në fotografinë e publikuar në Insta Story, Era ka shkruar se është kënaqësi për të ta takojë Ronaldinhon.

Rikujtojmë se Era Istrefi do të këndojë bashkë me aktorin dhe këngëtarin e famshëm Will Smit në projektin për këngën e Kampionatit Botërorë, ndërsa producent është i famshmi DJ Deeplo.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Ëill Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.
Përderisa bota do jetë duke parë futboll e duke bërë tifo për shtetet e tyre, Kosova edhe pse jo në garë, do jetë prezente me zërin e Era Istrefit në HIMNIN E KAMPIONATIT BOTËROR 2018-të./ KultPlus.com