Një 5-vjeçar gjen lemurin që e kërkonte gjithë policia e San Franciskos

Një lemur 21-vjeçar që u zhduk nga kopshti zoologjik i San Franciskos, në fillim të kësaj jave, dhe u gjet falë një djali 5-vjeçar, pavarësisht se në ndjekje të tij ishte vënë edhe policia.

Të mërkurën, policia e San Franciskos lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se Maki, një lemur mashkull me bisht unaze, ishte larguar nga habitati i tij dhe ishte zhdukur.

Të enjten në mbrëmje, Maki ishte në Daly City, vetëm disa milje në jug të kopshtit zoologjik.

“Rreth orës 17:00, ne morëm një raport se ai ishte në zonën e sheshit të lojërave të një kishe luterane. Ne e mbajtëm atë derisa stafi nga kopshti zoologjik e çoi përsëri në habitetin e tij”, tha shkroi policia e Daly City.

Sipas ABC7 të San Franciskos, Maki u pikas nga një djalë 5-vjeçar, James Trinh, i cili pa kafshën e zhdukur.

Maki tani është kthyer në kopshtin zoologjik të San Franciskos.

“Thjesht po ndodhin shumë gjëra në botë tani, kështu që ishte mirë të kishim një lajm të mirë”, i tha Trinh ABC7.

“Ne mendojmë se ai u mor nga kopshti zoologjik, por ende nuk kemi marrë konfirmimin”, tha Ed Pool, kryetari i kopshtit zoologjik të San Franciskos.

”Incidenti mbetet një hetim i hapur dhe aktiv”, tha policia.

Asnjë arrestim nuk është bërë./ atsh/ KultPlus.com

Pamje apokaliptike nga San Francisko

Qyteti i San Franciskos ka marrë pamjen e planetit Mars për shkak të tymit të kuqërremtë në sipërfaqe që kanë lënë pas zjarret.

Qielli i kuq dhe portokalli në San Francisko të Kalifornisë bën që gjithçka të duket surreale dhe apokaliptike. Pamjet me dron tregojnë më së miri se sa e madhe është ndotja në atë vend, aq sa edhe qielli nga i kaltër është bërë portokalli.

Pamjet e qytetit janë identike me filmin “Blade Runner 2049”. Ndihemi sikur po jetojmë vërtetë në universin e teknologjisë së lartë, por me një jetë të ulët, nisur edhe nga filmi i famshëm. Temperaturat e larta dhe zjarret që ka përfshirë Kaliforninë tregon më së miri pasojat e ngrohjes globale që ka pllakosur gjithë vendin. / KultPlus.com