Qielli “apokaliptik” mbi San Francisko, bëhet i portokalltë (VIDEO)

Qielli mbi Bay Area është dukur apokaliptik sërish mëngjesin e së mërkurës, duke marrë ngjyrë të portokalltë, raporton ABC7News.

Megjithatë, ajri raportohet se nuk është edhe aq i dëmshëm.

Kjo është shkaktuar nga tymi prej në “Bear Fire”, i cili është sjellë përmes erës.

California ka pasur rreth një mijë zjarre që nga 15 gushti, derisa janë djegur mbi 2.5 milionë hektarë gjatë tërë vitit.

Zgjedhjet e 2020 pritet të vendosin edhe politikën e SHBA-së mbi ndryshimet klimatike.

Presidenti Trump në vazhdimësi e ka quajtur “mashtrim” ngrohjen globale. Kurse në anën tjetër Joe Biden ka publikuar një plan për ndryshimet klimatike në vlerë prej 2 trilionë dollarësh që synon energji 100 për qind të pastër në SHBA deri në vitin 2035. Koha.net / KultPlus.com

Në Amerikë largohet statuja e Kristofer Kolombit

Statuja e eksploruesit italian, Kristofor Kolombi, u hoq nga qyteti amerikan i San Franciskos, pasi protestuesit shprehen të shqetësuar se ishte një simbol i shtypjes, përcjellë KultPlus.

‘’Statuja peshonte dy tonë, datonte prej vitit 1957, dhe u çmontua nga këshilli i qytetit pasi ishte në shënjestër të vandalizmit në vitet e fundit’’, thuhet në mediat amerikane.

Zyrtarja e qytetit Catherine Stefani e quajti heqjen si “hap të domosdoshëm” në një deklaratë të postuar në Tëitter, dhe pretendoi se monumenti përfaqësonte “bazat e dhimbshme” të historisë së vendit.

“Skllavëria, nënshtrimi dhe pushtimi janë fenomene që të gjithë duhet t’i dënojmë … statuja përfaqësonte një version imagjinar dhe të sterilizuar të historisë sonë duke e nderuar Kolombin, ndërsa injoronte traumën që shkaktuan veprimet e tij”, shprehej tutje Stefani.

Javën e kaluar, një statujë e Kolombit me kokë e prerë u evidentua edhe në qytetin e Bostonit, ndërsa një tjetre iu vu zjarri dhe u hodh në një liqen në shtetin e Virxhinias. / KultPlus.com