Ish-presidenti francez Sarkozy zbulon sekrete personale në librin ”Pasionet”

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy zbulon te ”Pasionet”, libri që do të dalë në shitje sot, kujtimet e tij në rrugëtimin në politikë dhe në aspektin personal deri në ngjitjen në Elize’ në 2007.

”Më 6 maj 2007, në momentin që shoh foton time të formësohej me 53% të votave të shfaqej në ekran, ishte një vullkan ndjenjash. E gjithë bota bërtiste, kërcente, qeshte, disa madje përloteshin nga gëzimi. Ne ndiheshim kështu. Më në fund gjithçka mbaroi. Unë arrita të fitoj, atë që e kisha qëllimin tim personal prej kaq viteh. Më në fund po bëhem legjitim’’, shkruan Sarkozy.

President mes viteve 2007 dhe 2012, Nicolas Sarkozy e rrëfen të gjatë rrugëtimin e tij politik, që nisi me një takim të ish-partisë Mbledhja për Republikën (RPR) në Nisë (juglindje të Francës) në 1975, pasuar me një takim në Matignon me kryeministrin e atëhershëm, Jacques Chirac, i pranishëm gjatë 360 faqeve të autobiografisë së tij të parë.

Ai tregon me një stil të drejtpërdrejtë ngjitjen drejt presidencës, më konkretisht kalimin në krye të Ministrisë së Brendshme (2002-2004, 2005-2007), pak më shumë se tre vite që ishin më të lumturat për të në aspektin profesional.

‘’Më pëlqen të fitoj. Unë kam luftuar gjithnjë për fitoren, por forca është t’i pranoj vetes që më shumë kam mësuar nga dështimet sesa nga sukseset’’, pohon ish-presidenti, i mundur nga socialisti François Hollande në 2012 dhe autori i një rikthimi pa sukses në parapraket e së djathtës në 2016.