Seria e famshme njëkohësisht shumë e frikshme “Scream 5”, zyrtarisht do të shënojë rikthimin më 22 janar të vitit 2022.
Ky film i zhanrit horror rikthen yjet si Neve Campbell, Courtney Cox dhe David Arquette.
E pos këtyre aktorëve, pjesë e “Scream” janë edhe Melissa Berrera, Jack Quaid, Kyle Gallner, Jenna Ortega, Mason Gooding, Mikey Madison, Dylan Minnette, Jasmin Saviy Broën dhe Sonia Ammar.
Aktorët e rinj pjesë e “Scream” mësohet se shumica e tyre do të kenë lidhje me vrasjet nga katër filmat e parë, gjë që i bën objektiv në pjesën e pestë.
Në mungesë të një titulli më të mirë, siç është bërë e ditur, “Scream 5” risjell shkrimtarin Kevin Williamson si producent, së bashku me James Vanderbilt dhe Guy Busick.
Kjo është hera e parë që nga publikimi i këtyre serive që nuk janë në drejtim të legjendës së horrorit, Wes Craven i cili ndërroi jetë në vitin 2015. Në vend të tij, filmi do të drejtohet nga Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett./KultPlus.com