Në datën 9 tetor 2021, drejtues të Komitetit Shqiptar në Selanik zhvilluan mbledhjen e radhës.
Në këtë takim u analizuan arritjet e punës së Komunitetit Shqiptar të Selanikut, si edhe u diskutua dhe u miratua programi i veprimtarive deri në fund të vitit 2021.
Konkretisht u vendos:
- Krijimi i grupit negociator që, së bashku me Avokatin e KSHS, do të shqyrtojë me institucionet shtetërore greke problemet e vonesave të daljes së lejqëndrimeve dhe të shtetësisë për emigrantët.
- Dhurimi i gjakut për Bankën e Gjakut të KSHS në datat 6 dhe 7 nëndor 2021.
- Organizimi i konferencës “Gruaja emigrante dhe sfida e problemeve që ajo përballon”.
- Organizimi i konferencës ” Pensionistët dhe pasojat e ligjit të ri për pensionet”.
- Organizimi i dy vizitave ne vende historike brenda dhe jashtë Greqisë, në nderim të historisë së popullit grek dhe atij shqiptar.
- Krjimi i Ansamblit Muzikor të KSHS me artistë të njohur të Komunitetit Shqiptar të Selanikut si maestro Vangjush Papadhimitri, soprano Anila Tershana, pianistia dhe këngëtarja Eljona Eleni Sinjari, pianistia Aris Papadhimitri etj.
- Krijimi i Klubit Letrar të Selanikut “Salonica Literature Club”
- Organizimi i Ditës së Krijuesve të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, që do të mbahet të djelën e fundit të çdo muaji.
- Veprimtari me rastin e festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit.
- Festa e Vitit të Ri me fëmijët e Komunitetit Shqiptar të Selanikut./ KultPlus.com
