Shaip Kamberi e quan fashizëm idenë serbe për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër.

Sipas Kamberit nëse vërtetë ekziston një ide e tillë dihet që autori i saj është Aleksandër Vuçiq i cili po paraqitet si paqëruajtës i Ballkanit.

”Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullësisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do do të ishte edhe fundi i Open Ballkans”, ka shkruar Kamberi në ”Facebook”.

Kamberi ka shkruar tutje se ide të tilla të çmendura nxisin konflikte, por në fund vjen një Vuçiq që i ”parandalon”.

”Në elitën qeverisëse serbe, mjerisht, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjët, e të cilat, paqëruajtësi Vuçiq po i “parandalon”. I gjithë qëllimi është ta prezentojnë atë si të “vetmin që i kontribuon paqës në rajon”. Por më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastërt politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar”, ka shkruar Kamberi.

Kujtojmë që, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur sot idenë për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul./KultPlus.com

Shaip Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. Kamberi ka thënë se Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, shkruan KultPlus.

Ai ka thënë se presidenti Serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë është e mangët për ndërtimin e paqes në Ballkan.

“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi./ KultPlus.com

Në 577 vjetorin e Lezhës marrin pjesë figura nga të gjitha anët, por jo edhe të Tiranës

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot munguan krerët e shtetit shqiptar. As 577 vjetori i bashkimit të parë të shqiptarëve, dhe as figura e Skënderbeut, nuk mjaftuan që krerët e politikës, të linin rutinën e Tiranës e të vendosnin një kurorë me lule në vendin ku princat shqiptarë lidhën besën më shumë se 5 shekuj e gjysmë më parë.

Vetëm Bashkia Lezhë përgatiti një ceremoni modeste.

Por nëse Tirana zyrtare u mjaftua me disa statuse facebooku, politikanët shqiptarë, nga trojet jashë kufijve shtetërorë, u kujdesën të ishin në Lezhë këtë të martë.

Shaip Kamberi nga Presheva e largët, Nik Gjeloshaj nga Tuzi, Ziadin Sela nga Maqedonia e veriut, dhe Albin Kurti nga Kosova, e përkujtuan sot bashkimin e shqiptarëve të 2 marsit 1444.

I pyetur nga Euronews Albania mbi mungesën e krerëve të shtetit shqiptar në Lezhë, Albin Kurti u shpreh se politika shqiptare u përfaqësua nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit, Iliaz Shehu.

Sa i takon bashkimit kombëtar, Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës nuk ia lejon diçka të tillë, por ky është një proces që do të vijë me kohën. 

“Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka në kundërthënie Nenin 1.1 me Nenin 1.3… Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ndërkaq Neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër, në këtë kuptim pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur si Shqipëria, njëkohësisht paraqet edhe pengesë edhe për integrime të llojit tjetër siç është ai evropian, tashmë në Kosovë kur s’kemi ligj për referendum dhe kur s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë dhe do të kalojë ca kohë deri sa të mbërrijmë deri në atë pikë,” – tha Kurti duke theksuar se dëshira mbetet e madhe.

Por megjithëse nuk ishin të pranishëm, Kurti nuk nguroi të jepte një mesazh nga Lezha për politikanët Shqiptarë.

Gjatë vizitës në Lezhë, Kurti u ndal edhe në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet për t’i dhënë mbështetjen e tij Iliaz Shehut, njërit prej 3 kandidatëve që mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit./euronewsalbania/ KultPlus.com

Shaip Kamberi për Serbinë: I vetmi shtet që e ndalon simbolin kombëtar për pakicën e vet

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi pas ndalimit të vendosjes së flamurit kuq e zi në këtë parlament, ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet shpërndarjes së videos së fjalimit të tij, ai ka shkruar një mbishkrim duke kërkuar barazi në të drejta.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Kamberit:

BARAZI NË TË DREJTA, PARAKUSHT PËR PAQEN NË RAJON

Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.

Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës. / KultPlus.com