Nesër promovohet libri “Shenjtores shqiptare (album veprash për zë dhe piano)”, dedikim për Shën Nënë Terezën

Nesër do të bëhet promovimi i librit “Shenjtores shqiptare (album veprash për zë dhe piano)” me autorë: Rreze Kryeziu-Breznica dhe Valton Beqiri, përcjell KultPlus.

Kjo vepër muzikologjike vjen si dedikim për Shën Nënë Terezën, në 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim.

Ngjarja do të filloj nga ora 15:00, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (Salla Wilson). / KultPlus.com