Shpërthim i fuqishëm në Diell

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka kapur disa pamje mahnitëse të Diellit, veçanërisht një shpërthim të fuqishëm që është shkëputur prej tij.

Kjo ngjarje ndodhi më 14 korrik dhe u regjistrua gjatë një periudhe 10-orëshe.

Ajo përkoi pikërisht me 25-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të fuqishme diellore të epokës hapësinore, e njohur si Ngjarja Diellore e Ditës së Bastijës ose Dita Kombëtare e Francës.

Kjo ngjarje shkaktoi stuhi të fuqishme gjeomagnetike, keqfunksionime të satelitëve dhe ndërprerje të radio komunikimeve, dhe është tashmë një pikë referimi për shkencëtarët që merren me motin hapësinor./ rtk/ KultPlus.com

Shpërthim masiv pranë Oxfordit në Britani (VIDEO)

Një shpërthim masiv ka tronditur sonte një zonë të Britanisë së Madhe, me video që tregon se ai ndriçon qiejt këtë mbrëmje, pak çaste pasi një stuhi kaloi sipër.

Shpërthimi misterioz u raportua në mediat sociale më herët këtë mbrëmje nga anëtarë të tmerruar të publikut, transmeton klankosova.tv.

Shumë prej tyre raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë, ndërsa një video shqetësuese tregoi flakët që ndriçonin qiellin e natës dhe frynin në natë.

Të tjerë raportuan se përjetuan një humbje të momentit të energjisë menjëherë pas shpërthimit./KlanKosova/KultPlus.com