Një prej artisteve shqiptare që po shënon sukses të madh në arenën ndërkombëtare është edhe Bebe Rexha.
Këngëtarja së fundi ka realizuar një kampanjë me “Sinful Colors”, markë për ngjyra të thonjve, me të cilën ka bashkëpunuar edhe më herët.
Në këtë kampanjë Bebe shfaqet tejet joshëse, teksa mbante ushqim në duar, ndërsa shprehet e lumtur që është sërish imazh i kësaj marke.
Ajo në një intervistë që dha së fundi për “Vogue” tregoi se gjatë vetizolimit po merret me përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
Për ndryshe, Bebe Rexha në këtë kohë është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ajo me anë të një postimi ditë më parë tha se në këtë kohë po inspirohet për këngë të reja. / KultPlus.com