“Skanderbeg”, filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar

Ideja e projektit “Skanderbeg”, lindi për faktin se të gjithë fëmijët kanë qejf personazhe, siç është edhe spiderman. Por do ishte shumë mirë që të kemi edhe një hero shqiptar që ata e njohin dhe i frymëzon shumë. Dhe i tillë është pikërisht heroi kombëtar Skënderbeu, i cili do të vijë në një film të animuar 3D.

Florjan Binaj është skenarist i këtij projekti ndërsa Daniel Kordhoni është autor/producent. Ata të dy përveçse janë miq që në fëmijëri, kanë punuar së bashku prej vitesh për këtë projekt që sikurse dhe ata e thonë tashmë po bëhet i madh dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që të finalizohet.

Personazhet do jenë me emrat e fëmijëve të tyre.

Mësohet se Binaj ka punuar rreth 2 vite me skenarin, ndërkohë në film janë gjithsej 40 personazhe.

Ky film do të jetë një epokë e re për t’u njohur ndërkombëtarisht ndërkohë do të jepen mesazhe për planetin Tokë. / euronews.al / KultPlus.com

343 vjet nga lindja e Vivaldit, kompozitori që kishte shkruar operë për Skënderbeun

Antonio Lucio Vivaldi lindi më 4 mars 1678 në Venecia, Itali. Mësoi violinën nga babai i tij Xhovani Batista (Giovanni Battista) që punonte si berber. 

Lista e kompozimeve rralla të realizuara nga Antonio Vivaldi përfshin dhe operën “Skënderbeu”.

Shfaqja e parë e kësaj opere u realizua në Teatro de la Pergola në Firence të Italisë më 22 qershor 1718. Ajo përuroi rihapjen për publikun të këtij teatri. Libreti u shkrua nga Antonio Salvi, libretisti i preferuar i Dukës së Toskanës, Ferdinando de’ Medici, nga familja e njohur e Mediçëve. 

Ngjarjet zhvillohen në muret e Krujës në rrethimin e parë të saj në 1450, ndërsa qyteti është i rrethuar nga trupat turke që drejtohen nga sulltan Murati. Ushtarët otomanë kapin rob Donikën, ndërsa Skënderbeu i shqetësuar rrëmben vajzën e sulltan Muratit duke menduar që konflikti të zgjidhej me këmbimin e dy robëreshave. Në fund Skënderbeu e çliron vetë Donikën e tij me trimëri dhe kritikët mendojnë se ka Vivaldi ka dhënë me këtë opera triumfin e dashurisë dhe burrërisë shqiptare.

Si shikohet subjekti është melodramatik, ku nuk mungojnë intrigat dhe zgjidhjet “Deus ex machina”, karakteristike për artin barok të kohës. Në fakt është një Skënderbej tjetër nga ai që jemi mësuar të shikojmë në artin shqiptar.

Në artin europian të kohës nuk ishte fort i rëndësishëm epizmi i karaktereve sesa lirizmi dhe fryma kalorësiake e kohës. Fakti që Vivaldi zgjodhi Skënderbeun si subjekt të operës për këtë rast të rëndësishëm, konfirmon ndikimin që kishte ende në Europë heroi ynë kombëtar pothuajse 300 vjet pas vdekjes së tij. Ai ishte përfytyruar gjithmonë si një hero europian , “mik i virtytit dhe jo i fatit” si shprehej dhe vet Skënderbeu në letrën e tij të famshme dërguar Ferdinantit të Napolit. 

Vivaldi është pa dyshim një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë dhe në kurrikulumin e tij rezultojnë mbi 500 koncerte (210 prej të cilave ishin për violinë ose violonçel) 46 opera, sinfoni, 73 sonata, muzikë dhome ( disa sonata për fyell) si dhe Muzikë të Shenjtë. Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723.

Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinevë. Pranvera është një pjesë, që shpesh përdoret për ceremoni të rëndësishme dhe vazhdon të konsiderohet një nga perlat e muzikës klasike. / KultPlus.com

Opera “Scaderbeg” nga Vivaldi nesër premierë në Prishtinë

Ansambli italian “Aurata Fonte” dhe organizatorët e koncertit, respektivisht realizimit të premierës koncertale të operës “Scanderbeg” nga Antonio Vivaldi, kanë mbajtur sot konferencë për media.

Besa Luzha, profesoreshë ne Universitetin e Prishtinës, ka thënë se falë ndihmës që Qeveria, zyra e kryeministrit dhe komuna e Prishtinës ka dhënë, kjo operë është bërë e mundshme të realizohet në këtë kohë dhe në kryeqytetin e Kosovës.

“Një iniciativë që ka nis prej vitit të kaluar me korrespodencën e Perkliut. Kjo iniciativë e gjeti mundësinë për tu realizuar sivjet, sepse me Perkliun dhe Alketën u gjet momenti i duhur që sivjet në kuadër të manifestimeve qe qeveria po bën për Skënderbeun, u përputhën mirë dhe ne ja arritëm ta sjellim këtë operë, raporton EO.

“Qeveria, zyra kryeministrit dhe kryetari i Prishtinës menjëherë iu përgjigjën kërkesës sonë”, ka thënë Luzha.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka uruar organizatorët për organizimin e kësaj opere, duke thënë se nuk ka qenë e lehtë për ta të sjellin trupën muzikore në Prishtinë.

“Nuk ka qenë bash lehtë me ardh me gjithë këto instrumente. Ne të gjithë do kënaqemi bashkë, por edhe të dielën me përurimin e tri shtatoreve”, ka thënë Lluka.

Perkili Pite, ideator dhe përgjegjës i projektit, ka prezantuar historikun e Vivaldit ndërsa ka thënë se opera nuk do të luhet siç është luajtur në kohën kur është shkruar dhe kompozuar.

“Kur fillova studimet për muzikën baroke nuk e dija se ekziston një muzikë e tillë për Skënderbeun. Rastësisht duke mbledhur materiale pash që disa gjëra lidheshin me njëra tjetrën. Një nga personazhet kryesore që ne kemi materiale, ka qenë një ambasador në Vjenë, ish koleksionist i dorëshkrimeve dhe në koleksionet e tij fut veprat e Vivaldit dhe më vonë i shiten bibliotekës së Torinos. Aty janë me qindra e qindra vepra të Vivaldit”, tha ai, duke vazhduar tutje të tregoi se Vivaldi fillon të përhapet në gjithë Austrinë.

“Vivaldi ishte i njohur në botë për instrumente por jo për opera. Për ta realizuar më shpejtë operën ai binte këngëtarët e vet. Ai i njihte këngëtarët e vet. Do të ekzekutohet në nëntë arje. Teksti për Skënderbeun është shumë i bukur”, u shpreh tutje Pite.

Opera “Scanderberg” do të shfaqet nesër në orën 20:00. /KultPlus.com