Klubi “Bashkimi shqiptar”: vendi i krijimit, pjesmarrësit, qëllimi

Nga Aurenc Bebja

“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 29 gushtit 1908, në ballinë, një shkrim në lidhje me krijimin e Klubit “Bashkimi shqiptar” në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Bashkimi shqiptar”. — Dje pasdite, fisnikët shqiptarë u takuan në zyrën sipër lokalit Yanni, në Pera. Ata hodhën themelet e një shoqate me emrin “Klubi i Bashkimit shqiptar”.

Ishin të pranishëm : Prenk Bib Dodë Pasha, Fazil Pashë Toptani, Halil Pashë Gjirokastra, Nexhet Pashë Vlora, Mehmet bej Frashëri, Çako efendiu, Shukri beu, Partew beu, Mexhi efendiu, Dr. Rifat bej Frashëri, Sulejman bej Korça, Hysen bej Vrioni, Dr. Xhmal beu, Sulejman bej Delvina, Mustafa beu, Filip Noga efendiu, etj.

Qarkulluan një listë abonimesh për të mbledhur fondet e nevojshme për zgjedhjen e një ambienti dhe mobilimit të tij. Totali i kësaj liste të parë mblodhi 120 lira turke.

Eqrem bej Vlora u emërua përkohësisht si arkëtar.

Zgjedhja e një lokali (zyre) do të rregullohet shumë shpejt. Menjëherë do të takohen sërish për të bërë aranzhime të reja me synimin për të hapur një abonim, të ardhurat e të cilit do të synohen pjesërisht për të ndihmuar shqiptarët në nevojë që banojnë në Kostandinopojë dhe pjesërisht ata që ndodhen jashtë vendit.

Komiteti shqiptar nis me punë filantropike. I urojmë “Bashkimit shqiptar” jetë të gjatë dhe begati.

https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1908-klubi-bashkimi-shqiptar-vendi-i-krijimit-pjesmarresit-qellimi/ / KultPlus.com

Emërimi i Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke

Nga Aurenc Bebja, Francë – 11 Prill 2022

“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Shkollat greke

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.

Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.

Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.

Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke.

https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1883-si-u-prit-emerimi-i-naim-frasherit-si-inspektor-i-shkollave-greke/ / KultPlus.com

Elozhet e ambasadorit turk në Tiranë për Ahmet Zogun

Nga Aurenc Bebja, Francë – 22 Shkurt 2022

“Stamboul” ka botuar, të hënën e 4 qershorit 1928, në ballinë, deklaratën e ambasadorit turk në Tiranë në lidhje me situatën në Shqipëri dhe elozhet e tij ndaj Presidentit të Republikës Ahmet Zogu, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Situata në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Deklarata e ministrit (ambasadorit) të Turqisë në Tiranë

Tahir Lutfi Beu, ministri (ambasadori) turk në Tiranë, bëri këto deklarata për korrespondentin e Agjencisë Anatolia në lidhje me Shqipërinë :

Politika jonë ndaj Shqipërisë tenton të lehtësojë detyrën e saj në rrugën e modernizimit në të cilën ajo ka nisur.

Ahmet Zogu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përpiqet seriozisht të sigurojë sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe punon me shumë energji për të çuar përpara vendin e tij. Mund të përmendim si shembuj miratimin e kodit të ri civil, kodin e ri penal dhe heqjen e 1/10-ës (taksë).

Duke qenë se ne dëshirojmë sinqerisht që Shqipëria të përparojë dhe të forcohet gjithnjë e më shumë, ndjekim me gëzim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu nuk mund të mos vërej se Shqipëria dhe Presidenti i saj trim shprehin si ndaj Gazit tonë të Madh (Mustafa Kemal Ataturkut), ashtu edhe ndaj Republikës turke ndjenja të thella dashurie dhe respekti, të cilat i tregojnë në çdo rast.

Në mënyrë të përmbledhur, mund të them se Shqipëria e sotme, e cila natyrshëm mund të konsiderohet si një komb i vogël motër me tonin, është një shtet i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik dhe se kjo rëndësi po rritet dita ditës.

https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1928-elozhet-e-ambasadorit-turk-ne-tirane-per-ahmet-zogun-deklarata/ / KultPlus.com

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve