Sezoni i dytë i serialit ‘The Witcher’ nga dhjetori lansohet në Netflix

Platforma Netflix i ka entuziazmuar jashtë mase fansat e serialit të bazuar në videolojë, “The Witcher”, me publikimin e datës së lansimit të sezonit të dytë të këtij shou rekordthyes, transmeton KultPlus.

Adhuruesit kanë pothuajse dy vjet që po e presin rikthimin e kryepersonazheve të dramës fantastike, Geralt Of Riva, Yennefer dhe Ciri, në ekran. Por ky projekt pësoi vonesa të realizimit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Geralt of Riva ndryshe i njohur si “The Witcher”, i bindur se Yennefer e ka humbur jetën në betejën e Soddenit, ai e sjell princeshën Cirilla në vendin në të sigurt që ai e njeh, që është shtëpia ku është rritur. Derisa mbretërit e Continentit, kukudhët, njerëzit dhe demonët luftojnë për të fituar pushtet, Geralt duhet ta mbrojë princeshën Ciri nga diçka shumë më e rrezikshme, fuqinë misterioze që ajo e zotëron përbrenda.

Rolet në sezonin e dytë të serialit i përsërisin aktorët: Henry Cavill, Anya Chalotra, Freya Allan, Joey Batey, MyAnna Buring, Tom Canton, Lilly Cooper, Jeremy Crawford, Eamon Farren, Mahesh Jadu, Terence Maynard, Lars Mikkelsen, Mimî M Khayisa, Royce Pierreson, Wilson Mbomio, Anna Shaffer dhe Therica Wilson-Read. Kasta e aktorëve është plotësuar edhe me shumë emra të rinj.

Disa prej regjisorëve që i kanë realizuar episode e këtij projekti të pëlqyer nga publiku janë, Stephen Surjik, Sarah O’Gorman, Ed Bazalgette dhe Louise Hooper.

Sezoni i dytë i serialit “The Witcher” fillon së transmetuari nga 17 dhjetori në Netflix. / KultPlus.com

“The Witcher” u kthehet xhirimeve

Xhirimet e sezonit të dytë të serisë “The Witcher” pritet të vazhdojnë pasi ato i bllokoi përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Një numër i filmave dhe serive ishte anuluar shkaku i COVID-19, por institucionet filmike në Britaninë e Madhe, kanë dhënë dritën e gjelbër që një numër i madh i filmave të fillojnë xhirimet.

Xhirimet e filmave pritet të fillojnë nga muaji korrik, pasi qeveria britanike prezantoi lirimin e masave të reja kundër koronavirusit.

Platforma e njohur “Netflix” menjëherë ka nisur punën për serinë e gjahtarit të shtrigave.

Ngjashëm ka vepruar edhe studioja filmike “Warner Bros” që ka nisur planifikimet për filmin e ri të “Batmanit”. Xhirimet do të realizohen duke mbajtur distancën fizike dhe duke u trajnuar për sigurinë. Përveç këtyre, secili anëtar i ekipit do të testohet në sheshxhirime.