Lady Gaga shtyn turin evropian për vitin 2018

Lady Gaga pasi anuloi koncertin në Rio, Brazil, për shkak të një sëmundje fizike, ylli i popit ka vendosur të shtyjë për në 2018 edhe turin evropian.

Gaga pritej në Milano , për një datë të vetme italiane, në 28 shtator. Lajmërimi që këngëtarja duhet të jetë në kurim për javët e ardhshme erdhi përmes rrjetit social dhe u shoqërua me një foto ku lutej dhe mbante një kryq në dorë.

Ditët e fundit këngëtarja është shtruar në spital pas disa problemeve me shëndetin. Ajo anuloi koncertin e 15 shtatorit në Brazil, “Rock in Rio” për shkak të dhimbjeve të forta që nuk e lejonin të performonte dhe për të cilat u shtrua në spital./ KultPlus.com