Ura e Mesit, fotografuar më shumë se një shekull më parë nga Baldacci

DRTK Shkodër ndau në rrjetet sociale një foto të vjetër të Urës së Mesit mbi lumin Kir. Fotografia është pjesë e koleksionit të Antonio Baldacci-t (1867-1950) dhe dokumenton rrugëtimin e bërë nga ai në Shqipëri.

Antonio Baldacci vizitoi Shkodrën për herë të parë në 1892.

Baldacci ka lënë mbi 250 botime, përfshirë artikujt e botuar në revista dhe në vepra të ndryshme: ndër më kryesoret janë Itinerari albanesi (Itineraret shqiptare), Romë, Shoqëria Gjeografike Italiane, 1917; L’Albania (Shqipëria), Roma, Instituti për Evropën Lindore, 1929; Scritti Adriatici I (Shkrimet Adriatike I), Bologna,1943.

Pjesa më e madhe e udhëtimeve të tij u financuan nga koleksionistët e ekzemplarëve botanikë, ku Baldacci ua shiste me pas instituteve shkencore italiane dhe të huaja.

Antonio Baldacci ka qenë një botanist italian dhe gjeograf, specialist i studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike.

Që nga viti 1925 Baldacci u interesua kryesisht për Shqipërinë, jo vetëm duke u marrë me studime dhe botime të pavarura por, që nga viti 1928, bashkëpunoi me institucionet lokale në fushën shkencore dhe politike.

Nga viti 1931 deri në vitin 1939 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i Shqipërisë në Bologna; në vitin 1942 mori pjesë në Këshillin administrativ të drejtorëve të Qendrës Studimore të Shqipërisë pranë Akademisë Italiane. Deri në vitin 1943 ka qenë anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë dhe Këshilltar kulturor i Luogotenencës së Përgjithshme në Shqipëri./ KultPlus.com

Ura e Mesit në Shkodër një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kulturore

Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjete sociale fotografi nga Ura e Mesit.

“Vizita në Shkodër nuk mund të kuptohet pa një fotografi në Urën e Mesit”, u shpreh Margariti.

“E ndërtuar në vitin 1768, ajo është një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kulturore, që pret çdo ditë qindra vizitorë”, tha ministrja.

Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, Ura e Mesit është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër./atsh/KultPlus.com

Turistë të shumtë vizitojnë Urën 300-vjeçare të Mesit

Këtë pranverë, shumë prej turistëve zgjedhin të përshkojnë me biçikletë rrugën e shkurtër nga Shkodra deri në fshatin e Mesit.

Në përfundim të rrugës, ata freskohen në ujërat e freskëta të lumit, ndërsa shijojnë peizazhin natyror që shtrihet përreth Urës së Mesit, me majat e maleve, të cilat rrethojnë lumin e kristaltë dhe e kthejnë urën 300-vjeçare, në një simbol të harmonisë midis natyrës, njeriut dhe historisë.

DRTK Shkodër sjell një album fotografik të turistëve dhe ujërave të kristalta që kanë tërhequr vizitorë.

Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet pashë Bushati, ura me kurriz, që ndodhet mbi lumin Kir, shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër. / atsh / KultPlus.com

Historia e veçantë e ‘Urës së Mesit’ në Shkodër

Ura e Mesit, monument kulture dhe simbol i qytetërimit të lashtë, është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. Turistët e huaj që zgjedhin të vzitojnë Shkodrën, është e pamundur të mos kalojnë dhe të vizitojnë Urën e Mesit.

Një atraksion i veçantë është kthyer edhe për turistët vendas dhe sigurisht shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës.

Atraksion për turistët e huaj

Ura e Mesit është kthyer dhe në një pikë tërheqëse për turistët e huaj që përzgjedhin të vizitojnë qytetin e Shkodrës.

Për të huajt, artitektura e urës mbi lumin Kir është intriguese: e gjitha me gurë të latuar dhe pllaka guri.

Gjatë bisedave me banorë të zonës lidhur me frekuentimin nga turistët e huaj, mësojmë se më të shumtit që e vizitojnë janë nga vendet e lindjes, por edhe nga evropianët. Turistët janë kryesisht nga Rusia, Çekia, Polonia, Austria, Gjermania, Anglia, etj.

Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 3 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.

Të dhëna mbi urën

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Legjenda e ‘ Urës së Mesit’

Një tregtar turk në ndihmë të disa banorëve të zonës hapi disa gropa për të shuar gëlqeren. Për gati 20 vite fshatarët e pritën tregtarin për të ndërtuar urën. Më në fund ai erdhi, mblodhi banorët, e filloi ndërtimin e urës. Gëlqerja, që kishte qëndruar për 20 vite në gropa, kishte një fortësi të tillë sa i lidhi mjaft mirë gurët e urës. Sipas legjendës, kjo urë është ndërtuar me gur dhe gëlqere të shuar, pa çimento e hekur. /diasporashqiptare/ KultPlus.com