Suksesi në “American Got Talent” i hap derën e famës vëllezërve Balla, së shpejti në videoklipin e këngëtarit të famshëm në SHBA

Suksesi në “American Got Talent” i hap derën e famës vëllezërve Balla nga Shqipëria. Me një performancë cirku, dy talentët shqiptarë lanë pa fjalë jurinë dhe publikun dhe kjo performancë ju siguroi atyre pjesëmarrjen në videoklipin e një këngëtari të famshëm në SHBA.

Vëllezërit Balla, të ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora kanë zbuluar mbi bashkëpunimet dhe kontratat që kanë ardhur pas suksesit që korrën me performancën e tyre në America Got’s Talent.

Ata shprehen se pjesëmarrja dhe suksesi që patën në këtë format i ka ndihmuar mjaft dhe pas përfundimit të saj pasi do të kenë bashkëpunime dhe me këngëtarë të famshëm në Amerikë.

“Çdo TV Show ka ato kontratat dhe gjërat që mund ti flasim ose jo. Po kemi pasur shumë kontakte dhe kontrata. Ajo çfarë mund të them për momentin, që na lejohet të thuhet është bashkëpunimi që kemi me një nga këngëtarët më “in” në Amerikë. Shumë shpejt do bëhen xhirimet e videoklipeve dhe Balla Brothers do jenë pjesë e videoklipit”, ka thënë Artan Balla.

Krejt çka mund të bëjmë tani është të presim se kush do të jetë artisti që i ka përfshirë në videoklipin e tij dy djemtë shqiptarë. / KultPlus.com