Në Tiranë promovohet vepra letrare e Jusuf Buxhovit

Nesër në Tiranë do të promovohet vepra letrare e Jusuf Buxhovit. Promovimi do të mbahet në Tirana Internacional Hotel, duke filluar nga ora 11:00, përcjell KultPlus.

Ndërkaq, promovimi i krijimtarisë letrare të Buxhovit, do të mbahet në kuadër të manifestimit tradicional “Tetori i librit”, në organanizimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. / KultPlus.com