Stili i veshjes së Elisabet II/ Ekspozita me 200 veshje ikonike të Mbretëreshës

Mbretëresha Elisabeth II në Britani të Madhe, edhe pse është ndarë nga jeta vijon të tërheqë vëmendjen. Një ekspozitë kushtuar stilit të përjetshëm të saj do të hapet në 2026 në Galerinë e Mbretit në Londër. Aty do të shfaqen mbi  200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku

Stili i veshjes së Elisabet II/ Ekspozita me 200 veshje ikonike të

Në vitin 2026, në Galerinë e Mbretit në Londër, do të hapet ekspozita më e madhe që i është kushtuar stilit të Mbretëreshës Elisabet II, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.

Ekspozita, titulluar “Queen Elizabeth II: Her Life in Style”, do të shfaqë mbi 200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku.

Një nga elementet më të spikatura të ekspozitës do të jetë fustani i famshëm i vitit 1956, krijuar nga Sir Norman Hartnell, një nga stilistët më të njohur të kohës.

Fustan i artë, i zbukuruar me qëndisje dhe perla, do të ekspozohet së bashku me veshje të tjera mbretërore që pasqyrojnë shijen dhe elegancën e Mbretëreshës gjatë viteve

Ekspozita do të hapë dyert në pranverën e vitit 2026, me datat dhe mundësinë e blerjes së biletave që do të njoftohen në nëntor të vitit 2025.

Ky është një mundësi unike për të udhëtuar nëpër historinë e modës dhe stilit të një prej figurave më të njohura të shekullit të 20-të.

Në vitin 2023 u hap një ekspozite e veçantë për mbretëreshën Elizabeth dhe qentë e saj.

Dalin në ankand veshjet e princeshës Diana

Fansat e princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, do të jenë në gjendje të kënaqen me një pjesë të historisë së kostumeve me ankandin e një koleksioni të madh fustanesh dhe aksesorësh në Kaliforni.

Kompania e ankandeve ”Julien’s Auctions” do të shfaqë dy fustane në veçanti, secili i vlerësuar në mes 200 000 dhe 400 000 dollarë.

I pari është ai me tyl blu, i dizajnuar nga Murray Arbeid, të cilin Diana e veshi në vitin 1986 në premierën në Londër të ”The Phantom of the Opera”.

I  dyti  është një fustan me dantella, i krijuar nga Victor Edelstein, të cilin princesha e ka veshur dy herë.

Në dhjetor, një fustan i Lady D u shit për një rekord prej 1,14 milionë dollarë në një ankand tjetër.

Por, koleksioni që do të prezantohet në Los Anxheles përmban edhe këpucë, çanta, kapele dhe objekte të ndryshme për një total prej rreth 50 objektesh që i përkisnin Dianës./ atsh/KultPlus.com

Kartolinë e rrallë nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore

Një kartolinë e dërguar nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore në Milano të Italisë, paraqet veshjet interesante të një ansambli nga Kosova.

Kjo kartolinë ishte dërguar me postë ushtarake italiane më 19 prill 1941, asokohe kur Kosova kontrollohej nga okupimi Italian.

Katrolinë e rrallë nga Kosova

Kartolina ishte shtypur në Itali dhe paraqet fotografinë e ansamblit me veshje popullore./Shqiperia.com/KultPlus.com