Motrat binjake në Japoni janë bërë multi-milionere me kompaninë e tyre të lojërave kompjuterike.
Kompania e Anna dhe Muzuki Nakajimas është vlerësuar me rreth 141.5 milionë dollarë ndërkohë që ajo krijon lojëra që kanë për cak gratë dhe pothuajse, tre të katërtat e 200 punëtorëve të saj, përbëhet po nga gratë, shkruan BBC.
Lojërat që ato krijojnë përmes kompanisë së tyre përfshijnë edhe lojërat e famshme si “Stand My Heroes” dhe “Promises of Wizard”, dhe mund të shkarkohen pa pagesë.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i lojërave të krijuara në Japoni e të specifikuara për gratë është rritur në këtë vend, ndër vite. / KultPlus.com
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2021/03/auto__117363343_03a78ef0-db03-4308-8104-a531945728dd1614844569.jpg)