36 këpucë për 36 jetët e humbura nga vetëvrasja në vitin 2020

‘Linja e jetës’ qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes ku çdo thirrje është plotësisht anonime dhe trajtohet pa gjykime, sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ka vendosur 36 lule për të gjithë personat e prekur nga vetëvrasja në vitin 2020 dhe jo vetëm, përcjellë KultPlus.

36 lule për të gjithë personat e prekur nga vetëvrasja, për të gjithë ata që janë duke e lexuar këtë shkrim dhe që janë duke kaluar periudha të vështira e që nuk janë ende të gatshëm të kërkojnë ndihmë, për të gjithë ata që në mungesë të një sistemi të duhur mbështetës nuk kanë mundësi ta lexojnë këtë shkrim, për të gjithë ata që duan të kërkojnë ndihmë por frikësohen se do të paragjykohen nga shoqëria, për të gjitha ata që sot kujtojnë dikë që nuk e kanë më pranë, për të gjithë ata që nuk janë të informuar se si ta ndihmojnë dikë që e kanë pranë e që ka nevojë për ndihmë, për të gjithë ata që janë duke kërkuar arsye për të vazhduar, për të gjithë ata që janë duke kaluar në procesin e shërimit, për të gjithë ata, për ty.

Nëse ndonjëherë ke nevojë të flasësh me dikë, telefono në 0800 12345“, thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Figurat e njohura që vdiqën në vitin 2020

Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.

Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery, i cili vdiq në moshën 90 vjeçare.

Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.

Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.

Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.

Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare.

Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.

”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. “

Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.

Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.

“Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”

Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.

“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.

Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.

Një humbje tjetër e papritur..,, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.

“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”

Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.

Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”

George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.

Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish/VOA / KultPlus.com

Viti 2020 përmes fotografive

Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.

Ndiqni galerinë më poshtë./tch/ KultPlus.com

Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020.
Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020.
Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)

Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)
Një grua fotografon me telefonin e saj flamurin britanik gjatë një ngjarjeje për të festuar miqësinë ndërmjet Belgjikës dhe Britanisë, që u mbajt në Bruksel më 30 janar, 2020. Më 29 janar, Britania formalizoi largimin nga Bashkimi Evropian, ku kjo ngjarje u përcoll me skena emocionale, teksa parlamenti votoi për të ratifikuar dokumentet e divorcit. Pas gjysmë shekulli pjesë e BE-së, Britania nisi negociatat me BE-në për largimin nga blloku. Ky shtet do të largohet përfundimisht nga BE-ja më 31 janar, 2020. (Kenzo TRIBOUILLARD/AFP)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mban në duar gazetën USA Today, ku në faqen e parë të saj është lajmi për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)
Një pasagjer mban një maskë dhe është i mbuluar me qese të plastikës, si masë preventive, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan të Kinës. Ky qytetar gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore më 30 janar, 2020. Pas rritjes së rasteve me këtë virus në mbarë botën, OBSH-ja më 11 mars, e shpalli atë pandemi.
Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku ajo jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)
Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020. Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)
Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL). Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan – një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.
Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)
Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)
Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)
Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020.
Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një Urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert)
Zjarrfikësit mundohen ta shuajnë zjarrin, që shpërtheu pas rrëzimit të një aeroplani në Karaçi më 22 maj, 2020. Një zyrtar i aviacionit tha se ky avion pasagjerësh i përkiste Pakistan Airlines, kompani shtetërore. Në bordin e këtij aeroplani ishin mbi 100 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur aeroplani u rrëzua në afërsi të Karaçit.(AP/Fareed Khan)
Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar të Afganistanit më 12 korrik, 2020. Këta të burgosur ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim i të burgosurve, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, Qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë dhe talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)
Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)
Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)
Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)
Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi të Pakistanit më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE).
Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)
Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar – një prej shteteve të goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit – nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e pleqve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, që të gjithë do ta marrin vaksinën. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)
Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bën thirrje për lirinë e shprehjes dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)
Jill Biden, largon nga gazetarët burrin e saj, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, teksa ai flet me gazetarët në Nju Kastëll, Delauer, më 5 tetor, 2020. (AP/Andrew Harnik)
Specialistët shëndetësorë e fusin në një autoambulancë liderin opozitar rus, Aleksei Navalny. Ai u dërgua për në aeroport ku udhëtoi për trajtim mjekësor në Gjermani, më 22 gusht, 2020.(Aleksei Malgavko/Reuters)

Revista “Times” përfshin gjyshen nga India në listën e personave më me ndikim për vitin 2020

Një 82-vjeçare nga India, që ishte fytyra e një proteste në vendin e saj, është përfshirë në listën e revistës “Times” të 100 personave më me ndikim në vitin 2020, shkruan BBC.

Bilkis ishte pjesë e një grupi të grave që protestuan në mënyrë paqësore kundër një ligji kundërthënës të shtetësisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe aktorja e Bollywoodit, Ayushmann Khurana, po ashtu gjenden në listë.

Në listën vjetore gjenden pionierë, liderë dhe ikona nga bota që kanë pasur ndikim gjatë vitit.

Profil i Bilkisit në “Times”, që njihet ndryshe edhe si “Gjyshja”, është shkruar nga gazetarja dhe shkrimtarja Rana Ayyub, që e ka përshkruar atë si “zëri i të margjinalizuarëve”.

“Bilkisi i ka dhënë shpresë dhe fuqi aktivistëve dhe liderëve të studentëve që po arrestoheshin për ngritjen e zërit në një demokraci që po rrëshqite në autoritarizëm”, ka shkruar Ayyub. / KultPlus.com

Teatri Kombëtar i Kosovës miraton projektet për repertorin artistik të vitit 2020

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas propozimeve të projekteve nga ana e menaxhmentit të TKK-së, ka miratuar projektet për repertorin artistik të vitit 2020, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell listën e plotë të projekteve për skenën e madhe dhe atë të vogël:

Skena e madhe 2020:

1. “Lear” nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për vitin 2020)

2.“Trilogji” nga Beqir Musliu

3.“Shakespare in Love” nga Lee Hall

4.“La Rremë – Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (dramë me porosi dedikuar jetës dhe veprës se regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)

Bashkëprodhime 2020

1.“Udhëtim në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater, Berlin-Gjermani)

2.“ Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 Shkurt 2020 miratoi raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale për Skenën e Vogël 2020 :

Skena e vogël 2020:

1. “Pamje Revolucioni” nga Tino Caspanello – regjia : Kaltrim Balaj

2. “Stefani” nga Ag Apolloni- regjia: Ben Apolloni

3. “Not I/Pa mua” nga Samuel Beckett- regjia: Shkurte Aliu dhe Alban Beqiraj (diptih)

4. “Rinoqeronti” nga Eugene Ionesco – regjia : Gëzim Hasani

5. “Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn-regjia Eki Rrahmani (e aprovuar në repertorin e vitit 2019 bartet në repertorin e skenës së vogël për vitin 2020).

Projekti vjetor është hartuar konform kërkesave të “Ligjit të teatrove”, dhe “Rregullores së skenës së vogël”. / KultPlus.com