“Hana e re” shfaqi premierën në “Winterthur Film Festival” në Zvicër

Filmi “Hana e Re” me regji dhe skenar nga Jehona Berisha pati premierën ndërkombëtare të jashtëzakonshme në “Winterthur Film Festival” në Zvicër.

Premiera u prit me vlerësim të lartë nga publiku dhe kritikët në festivalin e filmit “Winterthur Film Festival”.

Gjatë shfaqjes së premierës ishin të pranishëm përveç regjisores Jehona Berisha edhe producenti i filmit Jetmir Zenelaj si dhe aktoret kryesore Rozafë Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili dhe Çëndresë Jashari. / KultPlus.com

Filmi “Hana e Re” me premierë botërore në Winterthur Film Festival

Filmi i metrazhit të shkurtë “Hana e Re” i Subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të ketë premierën ndërkombëtare në edicionin e 27-të të Winterthur Film Festival, Zvicër.

Filmi është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Best International.

“Hana e Re” trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra-tjetrën.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.

Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.

Edicioni i 27-të i Winterthur Film Festival do të mbahet mes datave 7 deri 12 Nëntor 2023.

Filmi do të shfaqet më datë 10 nëntor, e premte, nga ora 17:30. / KultPlus.com