Naser Berisha publikon këngën ‘Unë heroi yt’ (VIDEO)

Artisti i këngëve të cilat janë kthyer në vulë të vlerave artistike, Naser Berisha sapo ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Unë heroi yt”, këngë kjo e cila renditet e pesta me radhë në albumin e tij të katërt që do të publikohet në gusht të këtij viti, përcjell KultPlus.

Teksti i këngës “Unë heroi yt” është shkruar nga Naser Berisha dhe Xhelil Haziri, kurse muzika, orkestrimi dhe Mix e Masteri janë punuar nga Naser Berisha, ndërkaq në gitarë dhe bass është Reshat Beqiri.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. 

Më kërko një yll po deshte
Më emrin tënd që ta pagëzoj
E pastaj për ty në tokë do ta zbres
Buzëqeshjen tënde që ta rrezatoj

Dëshiro edhe hënën sonte
Natën vonë kur ajo ndriqon
Dhe kur gjumi të merr ty lehtas
Më tregon se për kënd ënderron

Te lutem thuaj se cka zemra t`do
Një mijë deshira une do ti plotesoj

REF:
Une do të jetoj në ënderrat e tu
Si magjistar i dashuris
Një dëshire ti vetem thuaj
Dhe unë do të jem heroi yt

Jeta jote një roman dashurie
E unë aty jamë kalorsi yt
Mbylli sytë që të puthë në faqe
E ti në veshë dëshiren ma përshperit

Sikur kjo të ishte nata e fundit
Dëshirat ty që ti plotësoj
Mos ngurro dhe mi thuaj të gjitha
Unë një nga një do ti plotësoj. / KultPlus.com