Ylfete Fanaj nis mandatin e kryeparlamentares me moton “Bukë, kripë e zemër”

Kryetarja e parlamentit, Fanaj, në lidhje me vlerat e mikpritjes të përmendura si moto e nisjes së mandatit të saj ka thënë se “kripa siguron biseda të mira ndërsa zemra qesh kur ke një shtëpi plot me njerëz…”

Ajo e sheh rolin e saj si një nikoqire, ka thënë Fanaj në fjalimin e saj përurues të kësaj seance.

Duke pasur këtë në mendje, ajo dëshiron t’u japë nga një zë të gjithë të ftuave, shqetësimet e të cilëve përndryshe dëgjohen rrallë, shkruan Luzerner Zeitung.

Hyrjen në këtë seancë parlamentare të martën e ka bërë me fjalimin e saj Ursulina Hermann. Ajo ka qenë në gjendje të kryente shkollimin për komercialiste pavarësisht paaftësisë që e kishte që nga lindja, transmeton albinfo.ch. Ajo ka folur për shqetësimet e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe fjalimi i saj është përkthyer nga një përkthyes i gjuhës së shenjave.

Kryetarja e parlamentit, Fanaj në lidhje me vlerat e mikpritjes të përmendura si moto e nisjes së mandatit të saj ka thënë se “kripa siguron biseda të mira ndërsa zemra qesh kur ke një shtëpi plot me njerëz.

Pastaj, pjekja e bukës është si të bësh një aktivitet politik: duhet ta gatuash brumin mirë. Të marrësh përbërësit dhe sasitë e duhura. Nëse simitet nuk dalin ashtu siç i keni parashikuar, duhet të bëni një fillim të ri”, ka folur me simbole, kryeparlamentarja e re me rrënjë shqiptare nga Kosova.

Politikanja 38-vjeçare e PS  jeton në Zvicër që nga viti 1991 dhe është anëtare e Parlamentit Kantonal që nga viti 2011. Nga viti 2015 në 2019 ajo ka drejtuar grupin parlamentar të PS në Këshillin Kantonal, përcjell albinfo.ch. Në qershor ajo është zgjedhur kryetare e  Parlamentit Kantonal dhe kështu, ajo zyrtarisht është “gruaja më e lartë e Lucernit” për mandatin 2020/2021.

albinfo.ch ka ndjekur aktivitetin politik të Fanajt që nga viti 2010 ndërsa ka transmetuar drejtpërdrejtë edhe zgjedhjen e saj në postine kryeparlamenatres më 23 qershor 2020. Edhe në solemnitetin e organizuar me atë rast, ajo kishte ndërthurur elemente simbolike shqiptare, duke sjellë, veç tjerash këngën “Moj e bukura More”, të kënduar nga një këngëtare zvicerane. Po ashtu, asaj me atë rast i ishte dhuruar një pikturë e artistit shqiptar që jeton në Zvicër, Samedin Asllani.

Ylfete Fanaj nga sot është kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

“Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj. “Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj.

Në këto momente jemi dëshmitarë të një evenimenti historik: Ylfete Fanaj është zgjedhur me shumicë të madhe të votave kryetare e parlamentit të Kantonit të Lucernit. albinfo.ch raporton nga seanca parlamentare që për shkak të masave të pandemisë, po mbahet në një sallë të madhe të qendrës së panaireve të Lucernit.

Me këtë rast zonja Fanaj sapo mbajti një fjalë emocionuese, me të cilën iu drejtua deputetëve që e zgjodhën. “Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj. “Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj, shkruan albinfo.ch.

“Sot ka ndodhur diçka e paimagjinueshme: falë votimit tuaj jam lucernasja numër 1. Me këtë votim keni bërë të mundur që 50 vjet pas hyrjes në fuqi të të drejtës së votës për gratë, të zgjidhet një grua, me prejardhje të huaj në postin më të lartë popitik të kantonit. Këtë e bën të mundur Zvicra”, ka thënë veç tjerash Fanaj.

Ajo ka përshëndetur edhe faktin se po në këtë sesion të parlamentit është zgjedhur, për herë të parë këtu, një gjyqtare me prejardhje të huaj.

Fanaj ka përshëndetur dhe falënderuar edhe prindërit e saj për mbështetjen që i kanë ofruar në ngritjen e saj shkollore dhe politike.

Zgjedhja e Ylfete Fanajt në postin e kryetares së Parlamentit të kantonit të Lucernit është rasti i parë, jo vetëm në këtë kanton, që të zgjidhet një grua me prejardhje të huaj në këtë nivel kaq të lartë.  Këtë e kanë theksuar në fjalët e tyre përshëndetëse si, kryetari i deritashëm i parlamentit, Josef Wyss, kryetari i Qeverisë së Kantonit të Lucernit Paul Winkler, etj. / Albinfo.ch / KultPlus.com

Fanaj: Prejardhja ime e huaj nuk është e vetmja gjë që mund të ofroj në politikë

Deputetja kantonale e PS, Ylfete Fanaj pritet të zgjidhet këtë të martë, në postin më të lartë politik të Kantonit të Lucernit, kryetare e Parlamentit Kantonal.

Gazeta “Luzerner Zeitung” i ka bërë një prezantim të gjerë politikanes  rrënjë shqiptare nga Kosova, duke e cilësuar atë si një grua të fuqishme dhe politikane që punën e saj e bën me pasion.

Si vajzë nëntë vjeçe, në vitin 1991 Ylfete Fanaj vjen në Zvicër. Në shkollën ku nis mësimet ajo është nxënësja e parë nga Ballkani, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2007, tashmë si një e re 25 vjeçe, Ylfetja sërish është diku e para: kosovarja e parë në asamblenë e qytetit të Lucernit.

Ndërsa aktualisht, si grua 37 vjeçe, Ylfete Fanaj është caktuar për të qenë në krye të Parlamentit të Kantonit ku jeton. Dhe do të jetë migrantja e parë në këtë post, mbase jo vetëm në kantonin  e saj.

“Unë kam qenë e para për disa gjëra, por nuk do të doja të mbetesha e vetmja”, thotë ajo për gazetën.

“Në kantonin e Lucernit jetojnë njerëz nga 160 kombe. Parlamenti as përafërsisht nuk e pasqyron këtë realitet”, thotë më tutje. Prandaj Ylfetja i gëzohet faktit, të zgjedhjes, për shembull, të një gjykatësi me prejardhje turke, në Lucern, që pritet të bëhet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

“Në vitin tim presidencial unë veçanërisht dua që, njerëzve të cilët janë larg nga politika, t`ua bëj më të afërt punën e parlamentit”, thotë veç tjerash, duke bërë fjalë për synimet e saj në postin e ri.

Pasi që masat kundër koronavirusit, pamundësojnë një ceremoni zgjedhore, përfshirë aperitivin, Fanaj ka vendosur të mbështetet në formatet digjitale, duke bërë transmetimin në faqen e saj të fb, përcjell albinfo.ch. Po kështu në fb të saj do të jepet drejtpërdrejt nga Kosova, koncerti i grupit “String”.

Si kryetare parlamenti, ajo nuk do të ketë mundësi të “politizojë” nga pozitat e partisë së saj, SP. Ndërkaq, edhe pse e njohur për politikëbërjen e saj me pasion, ajo gëzon respekt edhe ndër kolegët nga partitë tjera, madje edhe ato kundërshtare të socialdemokratëve. Gazeta u jep fjalën disave prej tyre.

Udhëheqësja e Grupit parlamentar të GLP, Claudia Huser thotë për Fanajn se “ajo angazhohet me pasion për synimet e saj por është  gjithashtu një person i shoqërueshëm dhe me shumë humor. Nga e majta në të djathtë ajo konsiderohet si politikane e përkushtuar dhe e sigurt, e provuar për dosjet që i trajton”.

Ndërsa deputeti kantonal nga CVP Ludwig Peyer thotë: “është gjithmonë e qëndrueshme dhe ka një ndjenjë të theksuar të drejtësisë”, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, deputeti i SVP Marcel Omlin bën këtë parashikim: “Në funksionin e saj të ri, ajo nganjëherë do të jetë e detyruar të lërë anash mendimin e saj personal”.

Duke qenë se “mullinjtë parlamentarë bluajnë ngadalë – dhe nga ana tjetër Partia Socialdemokrate nuk është parti qeverisëse në nivel kantoni, Fanaj dhe partia e saj e kanë të vështirë punën. Për këtë arsye ajo vë theksin në angazhimin qytetar. “Secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin”, thotë Fanaj.

Në vitin 2013 Ylfetja ka qenë kryetare themeluese e shoqatës “Lisa”, e cila mbronte interesat e grave në prostitucion, të rrezikuara pas një vendimi për zhvendosjen e tyre në një zonë industriale. Aktualisht Fanaj kryeson shoqatën e ngritur me rastin e 50 vjetorit të fitimit të të drejtës së votës për gratë në Lucern dhe në gjithë Zvicrën.

“Kantoni nuk e sheh veten të detyruar të shënojë jubileun në tetor të këtij viti por unë si kryetare e parlamentit, ndjehem përgjegjëse për të qenë aktive në këtë drejtim.

Duke qenë e angazhuar edhe në mjaft projekte të integrimit, ajo di si t`i plasojë mesazhet e saj, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch. Fanaj, sipas “LZ” onsiderohet tashmë si “kosovare shembullore”. Dikur nuk dinte asnjë fjalë gjermanisht ndërsa tani është me studime të mbaruara të shkencave sociale dhe mban poste në projekte dhe shoqata të ndryshme, pëfcjell albinfo.ch.

E pyetur nëse është krenare për rolin e saj si shembull, ajo thotë: “Unë, thjesht e trajtoj atë që më duket e rëndësishme. Nëse të tjerët identifikohen me mua, mendoj se kjo është gjë e bukur. Por, shton ajo “unë kam shumë më shumë për të ofruar sesa sfondin tim të migracionit (prejardhjen e huaj). /albinfo/ KultPlus.com

Ylfete Fanaj nga Prizreni zgjedhet kryetare e Parlamentit të Lucernit

Këtë të martë, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të zgjidhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit.

Ky hap vjen  pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti. Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë.

Është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.

Me zgjedhjen në postin e lartpërmendur, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane. Fanaj ka njoftuar për zgjehdjen që do të büehet, në një postim të saj në fb. Po kështu edhe gazeta Luzerner Zeitung i ka kushtuar asaj një portret të gjerë në numrin e sotëm. /albinfo/ KultPlus.com

Ylfete Fanaj pritet të bëhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

Me kushtin që të zgjidhet nga Parlamenti i Kantonit, do të jetë kryetare e presidumit të Parlamentit për vitin 2020-2021.  Me këtë, ajo do të bëhet zyrtarisht politikania më e lartë e Kantonit të Lucernit

Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate (SP) në Parlamentin e Kantonit të Lucernit ka nominuar kryetaren e tij të deritashme, Ylfete Fanaj, për presidiumin e këtij Parlamenti në vitin 2019-2020, shkruan zentralplus.ch. Ndërsa në vend të saj, shef i grupit parlamentar nga 10 qershori bëhet Matrcel Budmiger, citohet një komunikatë e presidiumit të Parlamentit.

Zgjedhjet për presidium mbahen më 17 qershor, transmeton albinfo.ch. Kështu, Ylfete Fanaj, me kushtin që të zgjidhet nga Parlamenti i Kantonit, do të jetë kryetare e presidumit të Parlamentit për vitin 2020-2021.  Me këtë, ajo do të bëhet zyrtarisht politikania më e lartë e Kantonit të Lucernit.

“Gëzohem të përfaqësoj anën urbane dhe kozmopolite të kantonit tonë”, ka thënë Ylfete Fanaj me këtë rast.

Politikania me rrënjë kosovare që nga viti 2011 përfaqëson qytetin e Lucernit në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Në zgjedhjet kantonale të këtij viti (2019)  ajo është rizgjedhur me rezultatin më të mirë nga të gjitha partitë sa i takon qytetit të Lucernit.

Para zgjedhjes në nivel kantoni, Fanaj ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2011 anëtare e Asamblesë së qytetit të Lucernit dhe kështu ajo tashmë ka prapa vetes 12 vjet përvojë në punë parlamentare.

Vetëm pak ditë më parë ajo është nominuar për deputete në Parlamentin Federal të Zvicrës, në zgjedhjet që mbahen më 20 tetor 2019.
Ylfete Fanaj është politikania me rrënjë shqiptare që deri tash ka arritur më së larti në politikën zvicerane./albinfo.ch