Berisha: Me Zafirin nuk duhet me qeshë, prej tij duhet t’i vie neveri secilit qytetarë të Kosovës

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, zv.ministrit të Brendshëm, Zafir Berisha i është hakuar llogaria e tij në Facebook.

Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.

“Mos m’shkruni mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jom tu e kontrollu. Vetëm vlerësone se në dor t’kujt ka met siguria kibernetike”, shkruhet në status.

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Kibernetike ka nxitur debat në rrjetet sociale.

Afrim Berisha, zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes në Republikës së Kosovës, përmes një statusi në Facebook ka reaguar i revoltuar se si kjo video është shpërndarë me mijëra herë nga mbrëmë dhe të gjitha komentet e shpërndarjet janë përcjellë me shprehje humori e me të qeshura. Këtë ai e ka vlerësuar si mjerim.

“Është e çuditshme se si ne shqiptarët e jetojmë tragjedinë si komedi, e kjo tragjedi vazhdon të përsëritet e të përsëritet. Pra ne qeshim kur injorantë të tillë paguhen mijëra euro nga taksat tona e na udhëheqin ne. Me Zafirin nuk duhet me qeshë, as s’duhet me u krenu, prej tij duhet t’i vie neveri secilit qytetarë të Kosovës, e kur “Zafirët” të shikohen tamam ashtu siç janë, si tragjedi e popullit tonë, atëherë kemi bërë një hap të madh drejt zhvillimit e përparimit”, ka shkruar Berisha. / KultPlus.com

Kjo video është shpërndarë me mijëra herë nga mbrëmë, të gjitha komentet e shpërndarjet janë përcjellë me shprehje humori e me të qeshura, pikërisht ky është mjerimi jonë.Është e çuditshme se si ne shqiptarët e jetojmë tragjedinë si komedi, e kjo tragjedi vazhdon të përsëritet e të përsëritet. Pra ne qeshim kur injorantë të tillë paguhen mijëra euro nga taksat tona e na udhëheqin ne.Me Zafirin nuk duhet me qeshë, as s'duhet me u krenu, prej tij duhet t'i vie neveri secilit qytetarë të Kosovës, e kur "Zafirët" të shikohen tamam ashtu siç janë, si tragjedi e popullit tonë, atëherë kemi bërë një hap të madh drejt zhvillimit e përparimit.

Gepostet von Afrim J. Berisha am Dienstag, 22. September 2020

Koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, i hakohet llogaria në Facebook

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, zv.ministrit të Brendshëm, Zafir Berisha i është hakuar llogaria e tij në Facebook.

“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N’dor t’kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.

Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.

“Mos m’shkruni mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jom tu e kontrollu. Vetëm vlerësone se në dor t’kujt ka met siguria kibernetike”, shkruhet në status.

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Kibernetike kishte nxitur debat në rrjetet sociale.

Berisha, zv.ministër i Brendshëm i Kosovës, pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave.

Përpos Berishës, Agron Bacaj është caktuar koordinator kundër krimit të organizuar; koordinator Nacional për parandalimin e krimit dhe koordinator për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve. Po ashtu, Milan Radojević është autorizuar t’i ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit kundër narkotikëve; koordinatorit nacional për siguri në bashkësi, dhe koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz. Yildiray Bajram ndërkohë është autorizuar për Menaxhim të Integruar të Kufirit; për Riintegrim, dhe Riatdhesim të Personave dhe si dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim. / KultPlus.com