Baleti Kombëtar i Kosovës nga java tjetër nis transmetimin online të shfaqjeve

8 Prill, 2020 - 2:32 pm

Situata e krijuar nga Covid-19 ka bërë që çdo aktivitet të ndalet, por artistët kanë gjetur forma të ndryshme që të jenë sa më afër publikut, shkruan KultPlus.

Pas Teatrove të Kosovës të cilat kanë filluar transmetimin e shfaqjeve live në Facebook, një veprim të tillë po e ndërmerr edhe Baleti Kombëtar i Kosovës.

Nga java e ardhshme, Baleti Kombëtar i Kosovës do të fillojë transmetimin online të shfaqjeve, çdo të enjte në ora 19:00.

“Pasi që masat për mbrojtjen nga COVID-19 do të vazhdojnë deri në afat të pacaktuar,
Baleti Kombëtar i Kosovës do të filloj nga java e ardhshme transmetimin Online të shfaqjeve çdo të Enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake.

Shpresojmë që kjo gjendje do të përfundoj sa më shpejtë që të kthehemi në normalitet dhe të performojmë para publikut tonë të dashur!”, thuhet në njoftim.

“Pushimi i Kalorësve” do të jetë shfaqja e parë që do të transmetohet online, më datë 16 prill në ora 19:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme