Baleti Kombëtar i Kosovës pjesëmarrës në festivalin prestigjioz, promovon vlerat kulturore të vendit tonë

29 Shkurt, 2024 - 12:01 pm

Baleti Kombëtar i Kosovës,  para pak ditësh, ka marrë ftesë për t’u shfaqur në Korenë e Jugut, përkatësisht në Festivalin Botëror të Vallëzimit në qytetin Cheonan.

Baleti Kombëtar i Kosovës, do të paraqitet për herë të parë në Lindjen e Largët, me njërën nga shfaqjet e repertorit të vet në shtator të këtij viti.

Ftesa për pjesëmarrje në këtë festival prestigjioz, dëshmon edhe një herë punën dhe përkushtimin e BKK për të promovuar vlerat kulturore të vendit tonë, gjithandej nëpër botë. / KultPlus.com

Të ngjajshme