Dirigjenti Thielemann merr drejtimin e Operës Shtetërore të Berlinit

28 Shtator, 2023 - 8:16 pm

Dirigjenti gjerman Christian Thielemann, do të marrë stafetën nga maestro dhe pianisti i njohur botëror Daniel Barenboim, si drejtor i përgjithshëm muzikor i Operës Shtetërore të Berlinit.

Në një lëvizje që tronditi botën e muzikës klasike, Barenboim dha dorëheqjen nga puna në janar pas 30 vitesh duke përmendur një sëmundje të gjatë neurologjike, raporton TheGuardian, transmeton Klankosova.tv.

Por kur identiteti i pasuesit të tij u zbulua, ai lavdëroi Thielemannin, duke e quajtur atë një talent të jashtëzakonshëm muzikor dhe të dy kanë pasur në të kaluarën një rivalitet të ashpër artistik dhe intelektual që zgjati për dekada dhe bëri bujë në mbarë botën.

E në një deklaratë, Barenboim tha se ishte i bindur se pasardhësi i tij do të ndërtonte pikat e forta të shtëpisë së operës dhe në veçanti orkestrës “Staatskapelle”.

Ndërsa senatori  kulturor i Berlinit, Joe Chialo, e quajti atë pasardhësin e përsosur, i cili nuk kishte arritur të kthehej, duke shtuar se ai ishte zgjedhja e vetë orkestrës./KultPlus.com

Të ngjajshme