FemArt Festival 2019 hapë thirrjen për vullnetarë

22 Maj, 2019 - 2:20 pm

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, këtë vit organizon edicionin e 7-të të Festivalit FemArt – Festivali Rajonal për Artistë, që do të mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019, bëhet e ditur nga organizatorët.

Më poshtë është njoftimi i plotë i FemArt Festival 2019

Me këtë rast ARTPOLIS kërkon 30 vullnetarë/e nga i gjithë rajoni, të cilët/at do të jenë pjesë e festivalit përgjatë 7 ditëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë e vullnetarëve përgjatë festivalit:

1. Përkushtim i lartë në punë.
2. Shkathtësi të mira komunikuese në gjuhën angleze.
3. Të jenë fleksibil dhe social.
2. Të jenë të komunikueshëm dhe të gatshëm të asistojnë në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
3. Të jenë në gjendje të menaxhojnë dhe të respektojnë kohën sipas orarit të caktuar.
4. Aftësi të kryejnë detyrat e dhëna gjatë aktiviteteve të caktuara të festivalit.
5. Aftësi të punojnë sipas afateve kohore dhe të përshtaten me punën në grup.

*Vullnetarët do të kenë meditje dhe ushqim, kurse akomodimi nuk mbulohet.*

Vetëm vullnetarët e përzgjedhur do të njoftohen përmes e-mail/telefonit.
Për më shumë informata kontaktoni: [email protected]/KultPlus.com

Të ngjajshme