FNT SkupiFestival së shpejti fillon edicionin e tij të 17-të me radhë

29 Shtator, 2023 - 4:00 pm


Hapja solemne bëhet më datë 5 tetor në ora 20:00 në hapësirat e Teatrit Shqiptar- Shkup, aty edhe ku do të organizohet dhe do luhen të gjitha shfaqjet e selektuara për këtë edicion. Të gjitha shfaqjet do të fillojnë nga ora 20:00.

Këtë vit festivali do të organizohet nën moton Vezullim në teatër ku përzgjedhjet e këtij edicioni të 17-të vijnë nga Kosova, Turqia, Franca, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria si dhe shfaqja që do të prodhohet nga vorkshopi i organizuar mbi temën Shtrëngatë dhe Zhbirim nga regjisorja Tea Begovska, në kuadër të festivalit. Këtë vit do të organizohet edhe ekspozitë me posterët e të gjitha edicione të FNT Skupifestivalit, e cila do të hapen që nga dita e parë të festivalit, ku do të keni mundësi të shihni të gjithë posterët e 17 edicioneve.

Programi i përzgjedhur i këtij edicioni nis të enjten më 5 tetor ora 20:00, me shfaqjen e teatrit Oda nga Prishtina me shfaqjen “Arbri”, autor dhe regjisor Lirak Çelaj. Skenografia nga Burim Arifi, në role: Shkumbin Istrefi, Qëndresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Marku, Blend Sadiku.

E premte, 06.10.2023 shfaqja “Nën Kala”, hulumtime mbi teatrin fizik me motive nga Villiam Shekspir, adaptuar nga Pinar Akkuzu dhe Gülden Arsal Yavuz, regjia Guray Dincol, muzika Uğur Açıkgöz dhe Ataberk Öge, në role: Pinar Akkuzu, Gülden Arsal Yavuz.

E shtunë, 07.10.2023 nga kompania teatrore Teatri La Belle Meunière nga Franca.
Autorë- regjisorë dhe në role: Marguerite Bordat, Raphaël Cottin dhe Pierre Meunier.

E diel datë 08.10.2023, performancë nga vorkshopi Shtrëngatë dhe Zhbirim nga regjisorja Tea Begovska, e punuar me aktorët e rinj, Ilin Jovanovski, Mia Kantargjieva, Deniz Rrustemi, Bojan Lazarov, Din Ibrahim, Todor Stojkovski.

E hënë , 09.10.2023 Teatri i Luftës Sarajevë, Bosna dhe Hercegovina, Tramvaji i quajtur dëshirë , nga autori Tenesi Villiams,regjia kolektive dhe interpretimi nga Dina Mushanoviç, Alban Ukaj, Igor Skvarica, Matea Mavrak dhe Noa Jugo.

Nata e fundit e festivalit do të jetë e martë, 10.10.2023, ora 20:00 Teatri Kombëtar Ivan Vazov , Sofje Orfeu. Dramaturg Matich Starina, regjisor Jernei Lorenci, luajnë Aleksandra Vasileva, Gergana Zmiçarova, Biljana Petrinska, Radena Valkanova, Eva Danailova, Vasilena Vincenzo, Nadja Keranova, Joreta Nikolova, Vladimir Penev, Valentin Ganev, Dejan Donkov, Stelian Radev, Nenço Kostov, Darin Angelov, Dimitar Nikolov.

FNT Skupifestival Shkup edhe këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Qendra Kulturore Bullgare Shkup, Instituti Francez, Telekomi i Maqedonisë, Premium Residenc, Koha si dhe Teatri Shqiptar- Shkup,
Për më shumë informacion: http://www.skupifestival.mk/ / KultPlus.com

Të ngjajshme