KU’Fest mbyll edicionin e dytë: Çmimi “Sefedin Nuredini” i jepet aktorit Adrian Aziri

6 Shtator, 2025 - 5:00 pm

Në Kumanovë u përmbyll edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove KU’Fest, i cili u zhvillua nga 1 deri më 5 shtator 2025, duke mbledhur në një skenë trupa teatrore nga trevat shqiptare dhe më gjerë. Ky manifestim kulturor solli para publikut shfaqje të ndryshme, të mbushura me mesazhe artistike dhe emocione të forta.

Çmimi kryesor i festivalit, “Sefedin Nuredini”, i’u nda aktorit Adrian Aziri nga Teatri i Tetovës për rolin e tij në shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit”.

Juria profesionale në përbërje të Drita Kaba Karaga, Senad Abduli dhe Goran Iliq ndau edhe çmime të tjera:

Aktori më i mirë në rol dytësor: Bleron Hevziu (“Qeni i Baskervillëve”, Teatri “Faruk Begolli” – Prishtinë)

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Keti Donçevska Iliç (“Kaligulla”, Teatri i Kumanovës)

Çmimi i publikut: Vebi Qerimi (“Të rresh apo të mos rresh”, Teatri Shqiptar Shkup)

Regjia më e mirë: Gjorgji Rizeski (“Kaligulla”, Teatri i Kumanovës)

Shfaqja më e mirë: “Të rresh apo të mos rresh” (Teatri Shqiptar Shkup)

KU’Fest tashmë po shndërrohet në një traditë kulturore që afirmon teatrin dhe aktorët shqiptarë, duke krijuar ura bashkëpunimi mes teatrove dhe duke pasuruar jetën artistike në rajon./KultPlus.com

Të ngjajshme