Nesër ndahen çmimet për teatër, Myrvete Kurtishit Çmimi për vepër jetësore

26 Mars, 2018 - 5:12 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit bën të ditur se nesër do të ndahen çmimet vjetore për teatër.

Në njoftimin e kësaj ministrie theksohet se ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve do të zhvillohet nga ora 11:00, në kabinetin e ministrit, Kujtim Gashi, transmeton Koha.net.

Merret vesh se Çmimi për vepër jetësore sivjet do t’i ndahet aktores Myrvete Kurtishi, ndërsa Çmimi për shfaqjen më të mirë Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, për shfaqjen “Armiku i Popullit” të Fatos Berishës. Çmimi për regjisorin më të mirë do t’i ndahet Kushtrim Bekteshit për shfaqjen “Ata që ikin”./KultPlus.com

Të ngjajshme