займ на карту онлайн потребительский кредит

Shfaqja e baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël” do të sjellë magji në teatër

Mars 14, 2019 - 3:00 pm

Loading...

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës do të sjellë më 18 mars premierën e shfaqjes së baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël”, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje është e bazuar në romanin e Francis H.Burnet dhe në qendër si princeshë do të jetë balerina dhe solistja e vogël, Stina Shala.

Historia e kësaj shfaqjeje të baletit do të vijë përmes 150-të fëmijëve të inkuadruar në këtë projekt që realizohet nga QKF-ja.

Regjia dhe koreografia për këtë shfaqje është realizuar nga Arian Plaku. Formulimi muzikor nga Julian Shyti, skenografia nga Florest Sherifi ndërsa drejtuese vokali është Diellza Sylejmani. Kostumet për shfaqje janë bërë nga Marjana Gjoni dhe Edlira Sulaj ndërsa narratore do të jetë aktorja e njohur Melihate Qena.

Premiera e shfaqjes së baletit “Një princeshë e vogël” do të jetë më 18 mars duke filluar nga ora 17:00 në teatrin Kombëtar të Kosovës. Repriza do të jetë po ashtu më 18 mars nga ora 19:00./ KultPlus.com

Të fundit

Loading...
Loading...

Të ngjajshme