8 Shtator, 2025 - 11:50 am
Për vite me radhë në Kosovë, fusha e artit dhe kulturës ka dominuar tej mase në vendin tonë, e me këtë dinamikë do të vazhdojë edhe në Suharekë, ku sonte do të nisë edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë, e që do të vazhdojë deri më 12 shtator, shkruan KultPlus.
Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, dhe sikurse ceremonia hapëse që do të fillojë në ora 19:00, edhe shfaqjet përgjatë këtij festivali do të shfaqen në të njëjtin termin.
Organizatorët kanë njoftuar se shfaqjet e këtij edicioni janë në këtë përbërje:
08.09.2025 – Pacienti i Dr. Frojdit, që do të interpretohet nga Teatri i Tetovës.
09.09.2025 – Marrë – Dhëniet, që do të interpretohet nga Teatri i Gostivarit.
10.09.2025 – Togeri nga Inishmori, që do të interpretohet nga Teatri i Qytetit Gjilan.
11.09.2025 – Komedia e zezë, që do të interpretohet nga Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” Prizren.
12.09.2025 – Një dorëzim, që do të interpretohet nga teatri i Qytetit – Preshevë./ KultPlus.com