займ на карту онлайн потребительский кредит

Visar Krusha emërohet udhëheqës i Teatrit Dodona

9 Tetor, 2018 - 9:15 am

Pas gati dy vjetësh pa udhëheqës, teatri “Dodona” është bërë me drejtor. Producenti e skenaristi Visar Krusha, të hënën, është emëruar udhëheqës i Teatrit të qytetit.

Shkurte Aliu, Kastriot Saqipi, Ben Apolloni, Faik Gashi e Mehmet Xhemajli ishin konkurrentët e tjerë që ia kishin mësyrë këtij posti, por Këshilli Drejtues i “Dodonës” i dha më së shumti pikë Krushës. Krusha e ka nënshkruar vendimin dhe së shpejti pret që ta nisë punën. Por atë e presin goxha shumë sfida, shkruan Koha.net

“Dodona” prej janarit të vitit 2017 ka qenë pa udhëheqës, derisa tek në maj të këtij viti u bë me Këshill Drejtues, gjashtë muaj pasi që pjesëtarët e kaluar kishin dhënë dorëheqje. Regjisori Kushtrim Koliqi, dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, regjisorja Hana Qena dhe Bekim Sele si përfaqësues i Komunës së Prishtinës, janë anëtarët e Këshillit.

Ansambli rezident, buxheti dhe disa probleme me objektin, janë vetëm disa prej çështjeve me të cilat Krusha do të përballet në detyrën e re

Të ngjajshme