Akademia e Studimeve Albanologjike, program për restaurimin e artefakteve

14 Dhjetor, 2022 - 12:01 pm

Akademia e Studimeve Albanologjike, nëpërmjet Institutit të Arkeologjisë, mbajti gjatë këtyre dy ditëve, takimin në kuadër të projektit evropian REACH Erasmus + Capacity Building.

Ky takim kishte për qëllim organizimin e REACH International Summer School 2023, e cila vitin e ardhshëm do të drejtohet nga Instituti i Arkeologjisë, Tiranë.

Si rezultat u arrit të ndërtohet një axhendë e detajuar për REACH International Summer School, një program ambicioz që synon t’i trajnojë studentët në një mori aktivitetesh, ku ndërthuret teoria me praktikën në terren dhe në rrjetin e laboratorëve që u ngritën falë projektit REACH, për konservimin dhe restaurimin e kategorive të ndryshme të artefakteve.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga: Universiteti i Arteve, Universiteti Politeknik, Universiteti “Luigj Gurakuqi” (Shkodër), Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Universiteti i Bolonjës, Urbino Carlo Bo, Fondacioni Flaminia, Shkolla e Konservimit dhe Restaurmit të Trashëgimisë Kulturore në Galici (Spanjë). Edhe ASA nëpërmjet Institutit të Arkeologjisë është pjesë e këtij konsorciumi. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme