Ambasada e Francës shënon njëzet vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë, me disa aktivitete kulturore

5 Maj, 2019 - 3:39 pm

Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Francës për të shënuar njëzet vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të Frëngjishtes të Kosovës, nesër do të mbahet konferenca ‘Kosova, ashtu siç e kanë ëndërruar’ shkruan KutPlus. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të bëhet edhe hapja solemne e ekspozitës me fotografi të titulluar “Veronikë, njëzet vjet…” nga Hazir Reka dukë sjell kështu reportazhe të luftës. Ekspozita hapet në ora 14:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 8 maj.

Ndërsa duke filluar nga ora 18:00, do të ketë takim me shkrimtaren Ajten Pllana dhe gazetarë të luftës. Gjithë ky organizmin vjen për ta kujtuar të kaluarën, në shenjë respekti për ata që dhanë shumë për ketë vend.

Kjo konferencë do të mbahet nesër më datë 6 maj, duke filluar nga ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme