Fillon “Java e Arkivit të Hapur”

26 Mars, 2018 - 10:07 am

Qytetarët mund të shohin nga afër punën dhe aktivitetet që bëhen në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Me rastin e 67-vjetorit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, nga data 26-30 mars organizon “Javën e Arkivit të Hapur”, me ç‘rast do të hapë dyert për publikun.

Gjatë “Javës së Arkivit Hapur” të interesuarit kanë mundësinë të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që posedon ASHAK.

Vendet që do të vizitohen: Salla e leximit, aplikimi dhe shërbimi në sallën e leximit; Rregullimi dhe përpunimi i lëndës arkivore; Laboratori i Restaurimit/Konservimit; Laboratori i Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit; Depo e ASHAK-së, Biblioteka./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme