Hapësirat kulturore të Mitrovicës drejt tranzicionit

9 Maj, 2019 - 11:30 am

Në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” 7Arte organizoi debatin publik “Hapësirat kulturore dhe sfidat në Mitrovicë”, ku pjesë e panelit ishin Tafil Peci drejtor i DKRS- së nga Komuna e Mitrovicës Jugore, si dhe Vullnet Sanaja, drejtor i organizatës Anibar nga Peja.

Para debatit u shpalosën të dhëna nga hulumtimi mbi gjendjen e organizatave kulturore në Mitrovicë, si dhe u prezantuan mëse 15 hapësira kulturore që janë në menaxhimin e organi-zatave të pavarura kulturore dhe institucioneve lokale. Nga të gjeturat e këtij hulumtimi, u kon-statua se skena e pavarur kulturore në Mitrovicë ka arritur të punësoj rreth 60 persona, dhe shumica e organizatave të anketuara shprehin domosdoshmërinë për fuqizimin e Rrjetit të Organ-izatave Kulturore duke e parë atë si potencial për zhvillimin e mëtejmë të skenës kulturore në Mitrovicë.

Në fjalimin e tij, Peci përmendi faktin se Mitrovica posedon një prej qendrave kulturore më të mëdha në Kosovë dhe se duhet gjetur modalitete sa më të duhura për shfrytëzimin e fuqizimin e Qendrës Kulturore ”Rexhep Mitrovica”. Në anën tjetër, Sanaja ndau përvoja e shembuj konkret se si funksionojnë dhe shfrytëzohen hapësirat kulturore përmes partneritet publiko-civil. Një nga shembujt konkret qe edhe marrëveshja e arritur në mes organizatës Anibar dhe Komunës së Pejës, drejt dhënies në shfrytëzim për 15 vite të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, gjë që do mund të shërbente si model edhe në rastin e qytetit të Mitrovicës. Në vijim të debatit u theksua edhe nevoja për ndërtimin e strategjive të përbashkëta të komunikimit e promovimit, bashkëpunimit ndër institucional me theks të veçantë me Drejtorinë e Arsimit, si dhe ndërtimit të planeve afatgjata për sigurim të përhershëm të hapësirave sa më dinjitoze për insitucionet publike e kul-turore në vend. Në vazhdën e diskutimeve me të pranishmit, Peci u zotua se buxheti për sektorin e kulturës dhe rinisë për vitin 2020 do të trefishohet, madje do arrijë shifrën prej 100.000 eurosh, gjë që do fuqizoj edhe më tej zhvillimin e jetës kulturore në vend.

Krejt në fund u konstatua se fuqizimi i Rrjetit të Organizatave Kulturore të Mitrovicës si dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me institucionet lokale është mëse i domosdoshëm dhe si i tillë do të sillte ide inovative rreth shfrytëzimit të hapësirave publike në të mirën e qytetarëve dhe me theks të veçantë të rinjve.

Ky aktivitet është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e 7Arte dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian, thuhet në një njoftim për media. / KultPlus.com

Të ngjajshme