Kulla ikonë e Deçanit është shndërruar në muze etnologjik

21 Shkurt, 2023 - 6:30 pm

Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në atë rajon, është shndërruar në muze etnologjik.

Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të rrafshit të Dukagjinit.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP teksa është përuruar në kuadër të programit të Qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme