Kush është feministja e parë shqiptare?

12 Prill, 2019 - 6:45 pm

Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku me famijen e tij. Ndoc Çoba (1870-1945), veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, Ministër i Financave (1920), kryetar i bashkisë së Shkodrës (27 gusht 1937-24 qershor 1939), një nga organizatorët e Konferencës së Pezës, botues.


Arrestohet nga regjimi komunist dhe vdes në burg pas torturave. Bashkëshortja e tij Marie Çoba (1875-1954) – në fotografi- ishte feministja e parë shqiptare, themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare”.

Me pseudonime të ndryshme, botonte artikuj që mbulonin çështjet e grave. Është e njohur për ndihmesën në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi si dhe emancipimin e femrës shqiptare.

”Vetëm kur të arrihet të mbushen mësonjëtoret me vajza ashtu si me djem, vendi ynë do të rradhitet në vendet e qytetëruara”. Fotoja është realizuar në studion e Kel Marubit në vitin 1930./Shqip

Të ngjajshme