Ministri Çeku pret Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite: Konfirmohet gatishmëria për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve

18 Qershor, 2023 - 12:28 pm

Minstri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih, në Muzeun Etnologjik të Kosovës me të cilin ka diskutuar për trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës dhe sukseset e sportistëve të Kosovës në botë, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook nga MKRS është bërë e ditur se të dy ministrat kanë konfirmuar gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Postimi i plotë i MKRS në facebook:

Në Muzeun Etnologjik të Kosovës, Ministri Çeku ka pritur Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Arabi, Lulzim Mjeku, ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe shefi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.

Bashkë diskutuan për trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë, zhvillimet dhe punët që po bëhen në fushën e trashëgimisë e kulturës. Po ashtu për sportin, sukeset e sportistëve tanë nëpër botë, për Kampionatin Evropian të Xhudos dhe kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.

Të dy ministrat konfirmuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ministri Çeku pret Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih: Konfirmohet gatishmëria për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve/KultPlus.com

Të ngjajshme